Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 15.11.2016




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e komisionit, Njomza Emini, u shqyrtua Projektligji nr. 05/L-124 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Pas prezantimit të projektligjit nga Anila Statovci - Demaj, zëvendësministre në Ministrinë e Integrimit Evropian, Projektligji nr. 05/L-124 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe BE-së mori përkrahjen e anëtarëve të Komisionit. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa, për të diskutuar rreth çështjes së kostos buxhetore së këtij projektligji.

Në vijim Komisioni ka shqyrtuar dhe përkrahur edhe Projektligjin Nr.05/L-117 për Akreditim,si dhe Projektligjin për Obiliqin, me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane