Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
E Hënë, 14.11.2016
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga z-nja Duda Balje, kryetare e Komisionit, mbajti mbledhjen në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte Raporti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2015. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin: u.d i ministrit Ferat Shala dhe z. ministri Mendim Rugova, kryetari i Agjencisë për mjedis Ilir Morina, si dhe përfaqësuesit e Avokatit të Popullit dhe të KDI-së.
Në këtë mbledhje duke folur lidhur me Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015, përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Agjencisë për Mjedis, kanë theksuar se për hartimin e këtij raporti janë mbledhur të dhënat nga institucionet mbikëqyrëse , kompanitë të ndryshme, operatorët, ndërmarrjet e ndryshme, publikime, raporteve të ndryshme dhe burimeve te tjera. Njëkohësisht në këtë raport është paraqitur dhe baza solide për hartimin e politikave adekuate afatmesme dhe për orientimin e zhvillimit, planifikimit dhe investimeve strategjike nëpër sektorë të cilët ndikojnë në mjedis siç janë: ekonomia, industria, energjetika, transporti dhe bujqësia etj.
Në vazhdim të mbledhjes, duke u bazuar në raportin e përmendur, sipas rrjetit të stacioneve për matjen e ajrit, kualitetit të ajrit në Kosovë është i njëjti sikur në vitet e kaluara, përkatësisht nuk ka pasur asnjë përmirësim në këtë lëmi dhe se ndotja është në nivel të lartë , posaçërisht në muajt e dimrit edhe më e lartë.
Sa i përket gjendjes të resurseve ujorë të Kosovës, dhe në këtë sferë ndotja është mjaft e lartë , dhe atë para se gjithash në lëmin e ujit të pijes, ndotjes së lumenjve , si dhe për shkak të mos rregullimit të ujërave nëntokësorë. Në raport gjithashtu theksohet se për shkak të materieve të rrezikshme , faktorëve natyrorë, industrisë ka ardhur deri tek degradimi i tokës, si dhe se gjendja e mbeturinave është mjaft e rendë, si pasoj e menaxhimit jo të mirë të deponive sanitare.
Në fund të raportimit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015, përfaqësuesit e Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe i Agjencisë për Mjedis, kanë theksuar se për përmirësim të gjendjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor në Kosovë është e nevojshme qe legjislacioni ekzistues të harmonizohet më Direktivat të Unionit Evropian, që nga ana e inspekcionit të kryhet inspektimi më i mirë dhe të mbikëqyret zbatimi i ligjeve ekzistuese, të behët rehabilitimi i tokës dhe hapësirave të ndotura, të rregullohen shtretërit e lumenjve dhe të behët pastrimi i tyre i rregullte, të këtë me shumë investime në lëmi të mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Duke diskutuar lidhur më këtë temë , anëtaret e Komisionit janë pajtuar se ky raport është shumë më i mirë se raportet paraprake , dhe se në këtë raport paraqitet gjendja reale e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në Kosovë.
Në fund të kësaj mbledhje anëtaret e Komisionit , me sugjerime të shumta , e miratuan Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015.