Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim…

E Hënë, 14.11.2016




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i udhëhequr nga Nait Hasani, kryetar, ka shqyrtuar edhe sot Projektligjin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive.
Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe eksperti i angazhuar nga ana e komisionit.
Komisioni shqyrtoi projektligjin në disa nene, ndërkaq u dakordua që pjesa tjetër e tij të shqyrtohet gjatë mbledhjes së ardhshme.

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim…