Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
E Enjte, 10.11.2016
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të cilin e kryesoi zonja Duda Balje, kryetare e komisionit, mbajti sot mbledhjen e rregullt, me ç'rast shqyrtoi Projektligjin për Zhurmën.
Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e KDI-së.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit, pas një debati të gjerë lidhur me ndryshimet dhe plotësimet, e përkrahën në parim këtë projektligj, i cili do të dërgohet në procedurë të mëtejshme për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.