Lajmet e fundit

Nga vizita e deputetes Sala Berisha - Shala

E Mërkure, 09.11.2016




Deputetja Sala Berisha- Shala, anëtare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, njëherësh kryesuese e grupit punues për monitorimin e Ligjit për miniera dhe minerale, realizoi sot një takim pune në komunën e Kamenicës. Ajo me këtë rast vizitoi edhe biznese që ushtrojnë veprimtari minerare.


Në komunën e Kamenicës, deputeten Berisha e priti kryetari i komunës, z. Begzad Sinani, i cili e njoftoj atë me sfidat që përballen në zbatimin e Ligjit për miniera dhe minerale. Duke njoftuar për zbatimin e këtij Ligji, i pari i kësaj komune Sinani, vuri në dukje degradimin që po iu bëhet lumenjve nga kompanitë, të cilat, gjatë veprimtarisë së tyre për shfrytëzimin e zhavorrit, dëmtojnë shtretërit e lumenjve.


Deputetja vizitoi edhe kompaninë "BRECKOS" në Kamenicë, e cila merret me përpunimin e argjilës. Kryetari i shoqatës për përpunimin e argjilës z. Mustaf Borovci, e njoftoj deputeten me dispozitat e ligjit, të cilat, sipas tij, nuk gjejnë zbatim.


Deputetja Berisha me këtë rast vizitoi edhe kompaninë "GURI" në Gjilan. Me këtë rast, përfaqësuesi i kësaj kompanie Idriz Zejnullahu, e njoftoi atë me sfidat që përballen kompanitë e kësaj ane për të ushtruar aktivitete nga fusha e guroreve.


Deputetja Berisha, kërkoi nga bashkëbiseduesit që vërejtjet e tyre t'i dërgojnë me shkrim në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mënyrë që të shqyrtohen gjatë plotësim- ndryshimit të Ligjit për miniera dhe minerale.

 

Nga vizita e deputetes Sala Berisha- Shala në komunën e Kamenicës Nga vizita e deputetes Sala Berisha- Shala në komunën e Kamenicës Nga vizita e deputetes Sala Berisha- Shala në komunën e Kamenicës