Lajmet e fundit

Vizita e Grupit të Miqësisë me Austrinë, në Parlamentin e Austrisë

E Marte, 08.11.2016




Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në në Vjenë.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje: Anton Quni, kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Austri në Kuvendin e Republikës së Kosovë, deputetët: Luljeta Veselaj - Gutaj, Abdyl Ymeri, Ganimete Musliu, Nuredin Ibishi, Time Kadrijaj dhe Salih Salihu, po qëndron në Parlamentin e Austrisë, me ftesë të Kryetarit të Grupit të Miqësisë Austri - Kosovë në Parlamentin e Austrisë, Christoph Vavrik.

Gjatë kësaj vizite, Grupi i Miqësisë me Austrinë i Kuvendit të Kosovës, ka zhvilluar takime me Grupin homolog Parlamentar në Parlamentin e Austrisë, i kryesuar nga z. Christoph Vavrik, me përfaqësuesit e Komisionit të BE-së, në Parlamentin Austriak, i kryesuar nga z. Karlheinz Kopf, President i Dytë i Këshillit Kombëtar të Austrisë, përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Austrisë, i kryesuar nga z. Josef Cap dhe z. Schallenberg Alexander, Shef i Seksionit për Evropë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë.

Thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në rrafshin politik, shtrirja e këtij bashkëpunimi edhe në rrafshin ekonomik, çështja e zgjidhjes së kufirit me Malin e Zi, luftimi i korrupsionit nga institucionet në vend dhe mundësia e integrimit të Kosovës në BE dhe organizata ndërkombëtare, ishin temat e diskutimit.

Gjatë këtyre takimeve, Grupi i Miqësisë Kosovë-Austri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryetari i Grupit të Miqësisë me Austrinë, Anton Quni, në vazhdimësi kërkoi përkrahjen e shtetit Austriak në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe dhe organizata ndërkombëtare (NATO, UNESCO, OSCE dhe INTERPOL).

Lidhur me këtë, delegacioni nga Kosova mori mbështetjen e plotë nga homologët dhe përfaqësuesit austriak dhe njëkohësiht u siguruan që Austria do të përkrah politikisht Republikën e Kosovës në të gjitha iniciativat integruese.

Delegacioni nga Kosova, poashtu, u njoftua me agjendën dhe qëndrimet e përfaqësuesve të indtitucioneve të Austrisë, karshi proceseve në Kosovë, si dhe u njoftua se në fillim të vitit të ardhshëm, Kosovën do ta vizitojë Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz dhe Ministri i Mbrojtjes i Austrisë.

Nga të dy palët u rikonfirmua miqësia mes dy shteteve dhe gadishmëria për të vazhduar dhe zgjeruar bashkëpunimin edhe në fushat tjera.

 

 

Vizita e Grupit të Miqësisë me Austrinë, në Parlamentin e AustrisëVizita e Grupit të Miqësisë me Austrinë, në Parlamentin e AustrisëVizita e Grupit të Miqësisë me Austrinë, në Parlamentin e AustrisëVizita e Grupit të Miqësisë me Austrinë, në Parlamentin e AustrisëVizita e Grupit të Miqësisë me Austrinë, në Parlamentin e AustrisëVizita e Grupit të Miqësisë me Austrinë, në Parlamentin e Austrisë