Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq

E Marte, 08.11.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vendin tonë, Marija Kapitanoviq, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, sidomos në rrafshin parlamentar.

Temë e veçantë e këtij takimi ishin hapat që po ndërmerr Kosova në rrugën e integrimit evropian, me theks të veçantë, procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Duke e vlerësuar të domosdoshëm këtë hap, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se BE-ja padrejtësisht po i mbanë të izoluar qytetarët e Kosovës.

Ambasadorja Kapitanoviq, nga ana e saj, tha se Kroacia mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të japë kontributin e saj në politikën e jashtme për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

 

Kryetari Veseli takoi ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija KapitanoviqKryetari Veseli takoi ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq