Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim…

E Hënë, 07.11.2016




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, shqyrtoi sot Projektligjin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive.


Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, i cili drejtoi takimin, vlerësoi se ky projektligj i duhet sportit në Kosovë, pasi që, siç tha ai, në vendin tonë në shumë klube është rritur dhuna dhe ka shumë probleme. Ai tha se me miratimin e këtij projektligji, synohet parandalimi i dhunës në klubet sportive nëpër komuna dhe në të gjitha ngjarjet sportive në Kosovë.


Komisioni shqyrtoi projektligjin deri në nenin 6, ndërkaq u dakordua që pjesa tjetër e tij të shqyrtohet gjatë javës së ardhshme.

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim…