Lajmet e fundit
Deklaratë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës
E Diel, 06.11.2016
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli i shpreh ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit të saj, Astrit Dehari.
Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kryeparlametari Veseli, kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast.