Lajmet e fundit

Nga vizita e anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik në komunën e Pejës dhe të Deçanit.

E Premte, 04.11.2016




Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin e zbatimit të Ligjit për miniera dhe minerale, anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, përkatësisht grupi punues për monitorimin e zbatimit të këtij ligji, vizituan sot komunën e Pejës dhe të Deçanit.


Ky grup punues, i prirë nga deputetja Sala Berisha - Shala, vizituan edhe disa nga bizneset që ushtrojnë veprimtari minerare.


Ata u pritën nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe Rasim Selmanaj, kryetar i komunës së Deçanit, të cilët shfaqën opinionet dhe vërejtjet e tyre lidhur me zbatimin e Ligjit për miniera dhe minerale.


Vërejtjet e tyre lidhur me ligjin i paraqitën edhe përfaqësuesit e kompanisë "Qallaku" dhe "Ndërtimi", të cilët vunë në spikamë pengesat për marrjen e lejeve apo licencave për të ushtruar veprimtari nga fusha minerare. Lidhur me këtë, ata vlerësuan se mbretëron një burokraci e madhe, e cila vështirëson pajisjen me leje të nevojshme.


Deputetët, ndërkaq, kërkuan nga nikoqirët që vërejtjet e tyre t'i dërgojnë me shkrim, në mënyrë që t'i paraqesin në Kuvend, në rast të plotësim-ndryshimin e Ligjit.

Nga vizita e anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik në komunën e Pejës dhe të Deçanit.Nga vizita e anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik në komunën e Pejës dhe të Deçanit.Nga vizita e anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik në komunën e Pejës dhe të Deçanit.Nga vizita e anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik në komunën e Pejës dhe të Deçanit.