Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 02.11.2016
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor, para miratimit në parim. Mbledhja e komisionit u drejtua nga Flora Bronvina (kryetare).
Të gjithë anëtarët e komisionit ishin të mendimit se ligji ka mangësi dhe paqartësi, sidomos lidhur me pagesën e inspektorëve shëndetësorë, statusin e tyre, për numrin e tyre, si dhe ligji nuk do të ketë ndikime buxhetore për vitin 2017.
Gjithsesi projektligji u miratua në parim, për të kaluar në lexim të parë, me shpresën se me amandamentet dhe diskutimet e deputetëve, ligji do të plotësohet.