Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 01.11.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Agim Çeku- nënkryetar i parë i Komisionit, u shqyrtuan tri projektligje: P/ligji nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore, me amendamentet e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa; P/ligji nr. 05/L-116 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 04/L-115 dhe Ligjit nr. 04/L-168, me amendamentet e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa, dhe P/ligji nr. 05/L-117 për akreditimin, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Anëtarët e Komisionit, pa diskutim, përkrahen procedimin e mëtejmë të këtyre tri projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim