Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
E Marte, 01.11.2016
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të cilin e kryesoi kryetarja e Komisionit, Duda Balje, mbajti sot mbledhjen në të cilën janë shqyrtuar dy pika kryesore të rendit të ditës , shqyrtimi i P/ligjin për Obiliqin dhe P/ligji për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, KDI-së , INDEP-të, si dhe kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi.
Anëtaret e Komisionit pas debatit të gjerë , me disa ndryshime dhe plotësime, në parim përkrahen P/ligjin i cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në vazhdim, anëtaret e Komisionit gjithashtu unanimisht përkrahën P/ligjin për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz, i cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në fund të mbledhjes anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor , duke diskutuar për P/ligjin kundër zhurmës, erdhën deri tek përfundimi se kjo pikë e rendit të ditës shtyhet për mbledhjen e radhës të Komisionit.