Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

E Marte, 01.11.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga kryetari i Komisionit Muhamet Mustafa, ka raportuar ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavilevci.


Çështja e ndërmarrjeve publike, performanca e tyre dhe ligji për to, marrëveshjet për termocentralin "Kosova e Re", punëtorët e larguar nga KEDS-i, çmimi i energjisë, operatorët ilegal, projekti i Bankës Botërore së efiçiencës, Sharrcem-i, liberalizimi i tregu, strategjitë e energjisë, ndotja e ambientit sa i përket prodhimit me qymyr, etj, ishin çështjet që u ngritën nga të gjithë anëtarët e Komisionit, për të cilat u përgjigj ministri Stavilevci.


Pas një diskutimi të gjerë, anëtarët e Komisionit mbështeten raportimin e tij, duke inkurajuar ministrin e MZHE-së në zbatim të projekteve të cilat i ka prezantuar, ndërkaq, kërkuan që sa më shpejt të procedohet në Kuvend Strategjia e energjisë, Ligji për ndërmarrjet publike, si dhe raporti për ndërmarrjet publike, për vitin 2015. Komisioni kërkoi edhe raporte për sektorin e minierave, për zbatimin e kontratave për privatizimin ose koncensionimin e ndërmarrjeve publike.


Pas takimit me ministrin Stavilevci, anëtarët e Komisionit kërkuan nga Qeveria që ta sjellin sa më shpejt në Kuvend edhe Ligjin për Naftën.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri