Lajmet e fundit
Nga vizita e Komisionit për Legjislacion në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dega- Lipjan
E Marte, 01.11.2016
Në vazhdën e takimeve të grupit punues të ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve nr.03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-033 dhe 05/L-094 dhe mbikëqyrjen e Ligjit nr. 03/L për Këshillin Prokurorial të Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-035 të kryesuar nga deputeti Armend Zemaj dhe Selvije Halimi anëtare, vizituan Gjykatën Themelore të Prishtinës Dega- Lipjan, ku u takuan me Gjyqtarin mbikëqyrës z. Avdirrahman Gashi.
Anëtarët komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës potencuan faktin se përveç mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, kemi për synim krijimin e një raporti të ri me institucionet e sistemit të drejtësisë që do t'i shërbente ndërtimit të një sistemi të drejtësisë sa më funksional dhe profesional.
Në këtë takim u bisedua për sfidat në zbatimin të ligjit në përgjithësi dhe po ashtu nevoja për adresimin e problemeve që ka aktualisht sistemi i drejtësisë.
Mugesa e buxhetit ishte shqetësimi kryesor që u ngrit nga gjyqtari mbikëqyrës z. Avdirrahman Gashi duke pohuar se me këtë buxhet është vështirë i përballueshëm adresimi i sfidave ndaj është e nevojshme rritja e numrit të gjyqtarëve dhe e stafit profesional. Po ashtu shqetësim tjetër që u ngrit nga z.Gashi ishte edhe përfshirja apo konsultimi në pregatitjen e projektligjeve të sistemit të drejtësië duke pohuar se përballja në praktikë me ligjzbatuesin paraqet vështirësi.
Më tej z. Gashi propozoi të ketë dy Gjykata Themelore në Prishtinë duke pohuar se më këtë rast numri i lëndëve në gjykatë do të zvogëlohej.
Në fund të këtij takimi ishte pajtim i përbashkët që të avancohet bashkëpunimi institucional në mes Gjykatave dhe Kuvendit, si kategori Kushtetuese, me qëllim të avancimit të sistemit të drejtësisë në vend.