Lajmet e fundit
Nga vizita e Komisionit për Legjislacion me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi
E Hënë, 31.10.2016
Në vazhdën e takimeve të grupit punues të ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimi të ligjeve nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-033, dhe 05/L-094 dhe ligjit nr. 03/L për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-035, sot delegacioni i Komisionit për legjislacion, i kryesuar nga deputeti Armend Zemaj, realizoi vizitën me Kryepokurorin e Shtetit z. Aleksandër Lumezi.
Anëtari i Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës njëherësh edhe kryesues i grupit për mbikëqyrje të zbatimit të ligjeve KPK dhe KGJK , Armend Zemaj, tha se përveç mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, Komisioni ka për synim krijimin e një raporti të ri me institucionet e sistemit të drejtësisë që do t'i shërbente ndërtimit të një sistemi të drejtësisë sa më funksional dhe profesional.
Në këtë takim u bisedua për sfidat në zbatimin e ligjin,si dhe nevojën për adresimin e problemeve që ka aktualisht sistemi i drejtësisë.
Kryeprokurori Lumezi foli për zhvillimin e aftësive organizative, posaçërisht në fushën e bërjes së politikave strategjike prokuroriale, mekanizmave koordinues, zhvillimin e karrierës së prokurorëve, përgjegjësinë e prokurorëve dhe llogaridhënien e tyre.
Ishte pajtim i përbashkët i palëve në takimi që të avancohet bashkëpunimi institucional në mes Kryeprokurorisë së Shtetit dhe Kuvendit, si kategori Kushtetuese, me qëllim të avancimit të sistemit të drejtësisë në vend.