Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Mërkure, 26.10.2016
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, shqyrtoi kërkesën e 40 deputetëve nënshkrues të Kuvendit, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatohej për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar.
Kryesia tumiri kërkesën e deputetëve nënshkrues dhe vendosi që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të enjten, më 27 tetor 2016, në orën 10:00.
Edhe pse kërkesa parashihte mbajtjen e kësaj seance sot, me miratimin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, Kryesia vendosi që seanca të mbahet një ditë me pas, duke iu dhënë kështu kohë dhe mundësi të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në punimet e kësaj seance.
Seanca e rregullt plenare, e paraparë për nesër në orën 10:00, do të mbahet pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme.