Lajmet e fundit

Muhamet Mustafa takoi ambasadorin e Kanadasë, Daniel Maksymiuk

E Hënë, 24.10.2016




Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, realizoi sot, një takim me ambasadorin e Kanadasë në Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.


Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kanadasë dhe Kosovës, në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyeshme në mes të dy shteteve, si dhe për zgjerimin e tyre në lëmin e ekonomisë, duke vënë në pah mundësit e gjera që në këtë fushë ofron korniza e avancuar ligjore, sidomos Ligji për Investime Strategjike, i miratuar kohë më parë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.


Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan, që të krijohet një forum i përbashkët për diskutime ekonomike, për të këmbyer mendime dhe përvoja për projekte që avancojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Muhamet Mustafa takoi ambasadorin e Kanadasë, Daniel Maksymiuk