Lajmet e fundit

Grupi i Grave Deputete priti shefen e BE-së në Kosovë, Apostolova

E Enjte, 20.10.2016




Grupi i Grave Deputete thellojnë bashkëpunimin me zyrën e BE-së në Kosovë, ka pritur sot Shefen Bashkimit Evropian në Kosovë ,znj. Natalia Apostolova, me të cilën biseduan lidhur me viktimat e dhunës seksuale, për dhunën në familje, si dhe për rolin që Gruaja duhet ta ketë në jetën politike e sociale dhe në biznes.


Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë , Natalia Apostolova, ndonëse është vetëm një muaj në vendin tonë, u shpreh të jetë e impresionuar me fuqinë e grave që janë pjesë e Grupit të Grave Deputete. Në fjalën e saj ajo u përqëndrua në ligjet të cilat duhet të implementohen, duke pohuar se Kosova ka mjaft ligje të mira, mirëpo implementimi i tyre vazhdon të jetë akoma problem. Ajo u premtoi grave deputete se do të takohet me to për çdo muaj, për të diskutuar ( joformalisht) lidhur me atë se çfarë këto gra konsiderojnë se është e rëndësishme të punojmë. Po ashtu ka premtuar se do të organizojë tryeza të rrumbullakëta dhe forume në të cilat gratë nga Veriu i vendit do të ulën së bashku me gratë deputete për të diskutuar çështje të cilat janë me interes të përbashkët.


Pika të bashkëpunimit të cilat u shpalosën nga kryetarja e Grave Deputete, Blertë Deliu Kodra, e për të cilat mori përkrahje nga Zyra e BE-së, ishin: realizmi i projekteve të cilat kontribuojnë në parandalimin e dhunës familjarë, fuqizimin e politikave për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore sikurse edhe për integrimin e asamblistëve të Veriut në të gjitha proceset politike në vend.


Apostolova theksoi se roli i gruas është ekstremisht i rëndësishëm për BE-në dhe se çështjet gjinore janë në top agjendën e Brukseli zyrtar." Në mandatin tim do të punoj shumë në mënyrë që t'i shoh gratë e Kosovës më me shumë fuqi dhe në pozita shumë më të mira pas katër vitesh", tha Apostollova,

Grupi i Grave Deputete priti shefen e BE-së në Kosovë, Apostolova Grupi i Grave Deputete priti shefen e BE-së në Kosovë, Apostolova Grupi i Grave Deputete priti shefen e BE-së në Kosovë, Apostolova