Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 19.10.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Faton Topalli, pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave, sponzorizues të këtij ligji, të cilët dhanë disa sqarime në çështjet që u ngritën nga anëtarët e komisionit, me theks të veçantë për çështjen e gradimit të auditorëve dhe statusin e tyre, si dhe mos përfshirjen në këtë ligj të ndërmarrjeve publike. Me këtë rast, përfaqësues të kësaj ministrie vlerësuan se këto çështje mund të rregullohen edhe me akte nënligjore.


Pas një diskutimi të gjerë të anëtarëve të Komisionit lidhur me këtë projektligj, ata e përkrahën atë në parim (në mënyrë unanime) për procedim në seancë. Pas përfundimit të shqyrtimit të parë në Kuvend, u vendos që Komisioni të mbajë një punëtori, si dhe dëgjim publik lidhur me këtë projektligj.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike