Lajmet e fundit

Kryetari Veseli priti drejtorin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Leposaviqit, Mihret Salkoviq

E Mërkure, 19.10.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Drejtorin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Leposaviqit, Mihret Salkoviq, me të cilin diskutoi për gjendjen në këtë komunë, nevojat e qytetarëve dhe mundësitë e investimeve atje.


Kryetari Veseli tha se situata në këtë pjesë të Kosovës është duke u përmirësuar, ndërsa synim i përbashkët është ndërtimi i një Kosove më të zhvilluar dhe më të përfaqësuar në aspektin multietnik. Ai shtroi nevojën për investime më të mëdha në këtë zonë.


"Duhet dhe do të ketë investime më të mëdha në sektorin e infrastrukturës, veçanërisht në atë rrugore dhe në sistemin e ujësjellësit. Ekziston përkrahje nga Ministria e Bujqësisë, e cila duhet të vazhdojë dhe rritet edhe më tej në të ardhmen, sektor ky nga i cili varen shumica e familjeve që jetojnë në këtë pjesë", theksoi kryeparlamentari Veseli, duke inkurajuar kryetarin e Komunës së Leposaviqit që krijojë kushte për punësim, krahas pjesëtarëve të komunitetit serb, edhe për komunitetet e tjera.


Duke falënderuar kryeparlamentarin Veseli për pritjen, Drejtori i Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Leposaviqit, Mihret Salkoviq, theksoi nevojën e investimeve më të mëdha në infrastrukturë dhe sidomos në sektorin e bujqësisë, si një mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e kushteve ekonomike të qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari Veseli priti drejtorin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Leposaviqit, Mihret SalkoviqKryetari Veseli priti drejtorin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Leposaviqit, Mihret Salkoviq