Lajmet e fundit
Nga vizita e Komisionit për Legjislacion në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
E Mërkure, 19.10.2016
Anëtaret e Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga deputeti Armend Zemaj, kryesues grupit punues, dhe deputetet Albulena Haxhiu Selvije Halimi, dhe Valdete Bajrami anëtare, të ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L -033, realizuan sot takimin e radhës me Kryetarin e Këshillit Prokurorial z. Blerim Isufaj. Armend Zemaj njoftoi kryesuesin e Këshillit Prokurorial se qëllimi i këtij takimi është të shihet se sa po zbatohet ligji për KPK-në, pastaj mënyra e zgjedhjes së prokurorëve,rezultatet e arritura,problematika e luftimit të korrupcionit dhe sfidat që ballafaqohet ky institucion.
Z. Isufaj u shpreh i kënaqur sepse është hera e parë që Komisioni për Legjislacion realizon një takim të tillë me këtë përbërje. Mungesa e prokurorëve, dhe e stafit profesional ishte shqetësimi qe u ngrit nga z. Isufaj,ndërsa me theks të veçantë mungesën e buxhetit gjë që po ndikon në realizimin e punëve që ka ky institucion. Shqetësim tjetër ishte edhe ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit i cili po shkakton probleme në rastin e implementimit që shpesh bie në kolezion me ligje tjera. Në pyetjen e parashtruar nga deputetja Haxhiu se sa po shkakton problem vonesa e zgjedhjes së tre anëtarëve të KPK-së nga Kuvendi,(në mungesë kuorumi)z. Isufaj tha se shkakton problem sepse nuk ka kuorum për vendim marrje.
Në fund të takimit u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi mes KPK-së dhe Kuvendit, si kategori Kushtetuese, me qëllim të avancimit të sistemit të drejtësisë në vend.