Lajmet e fundit

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion u takuan me Kryetarin e Gykatës Themelore të Prishtinës

E Marte, 18.10.2016




Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga deputeti Armend Zemaj, kryesues grupit punues, dhe deputetet Albulena Haxhiu e Selvije Halimi, anëtare, të ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L -033, zhvilluan sot takim me Kryetarin e Gjykatës Themelore të Prishtinës z. Hamdi Ibrahimi.

Në këtë takim u diskutua për ndryshim plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës lidhur me transferimin e gjyqtarëve, sfidat në zbatimin e legjislacionit në përgjithësi dhe nevojat për adresim të problemeve që aktualisht ka sistemi i drejtësisë. Mungesa e gjyqtarëve dhe numri tepër i lartë i lëndëve ishte shqetësimi kryesor që u ngri nga Kryetari Gjykatës z. Hamdi Ibrahimi , po ashtu dhe nga deputetët.Në këtë rrafsh u tha se për shkak të mungesës së gjyqtarëve do të jetë vështirë e përballueshme zgjidhja e lëndëve në lëmin penal dhe në lëmin civil. Në adresimin e sfidave që ka sistemi i drejtësisë, është e nevojshme rritja e numrit të gjyqtarëve dhe stafit profesional.

Më tej , u diskutua edhe për decentralizimin e çështjeve të financave dhe prokurimit që është bërë nga Këshilli Gjyqësor të cilat janë lënë në kompetencë të kryetarëve të gjykatave, gjë për të cilën z.Ibrahimi tha se është ngarkesë teknike që nuk i takon kryetarëve të gjykatave sepse me këtë punë duhet të merret zyrtari kryesor administrativ.

Po ashtu, z. Ibrahimi tha se nuk mund të zgjidhet problemi me transferin e gjyqtarëve sipas ndryshimit të fundit që është bërë. U theksua se ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit është jo i mirë dhe po shkakton probleme me rastin e implementimit, gjë që shpesh bie edhe në kolizion me ligjet tjera.


Në fund të këtij takimi, ishte një pajtim i përgjithshëm që të avancohet bashkëpunimi institucional në mes Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Kuvendit, si kategori Kushtetuese, me qellim të avancimit të sistemit të drejtësisë në vend.​

 

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion u takuan me Kryetarin e Gykatës Themelore të PrishtinësAnëtarët e Komisionit për Legjislacion u takuan me Kryetarin e Gykatës Themelore të PrishtinësAnëtarët e Komisionit për Legjislacion u takuan me Kryetarin e Gykatës Themelore të PrishtinësAnëtarët e Komisionit për Legjislacion u takuan me Kryetarin e Gykatës Themelore të Prishtinës