Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, priti ambasadorin e ri francez në Kosovë, Didier Chabert
E Hënë, 17.10.2016
Znj. Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, duke e uruar z. Didier Chaber për pozitën e ambasadorit francez në Prishtinë, tha se pret vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona.
Znj Njomza Emini, gjatë takimit me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të të dy vendeve rreth avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.
Me këtë rast, ambasadori Didier Chabert ka falënderuar për pritjen dhe njëherësh ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt procesit të integrimit evropian dhe euro-atlantik.
Znj. Emini, ndërkaq, ka njoftuar ambasadorin francez për punën dhe angazhimet e Komisionit që ajo drejton, si dhe me sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova në procesin e integrimit evropian të saj dhe falënderoi shtetin e Francës për mbështetjen që po ia jep për Kosovës.