Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 12.10.2016




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP), në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në takimin e sotëm të drejtuar nga Faton Topalii, kryetar i Komisionit , ka shqyrtuar Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2015. Raportin e permbledhur para komisionit e paraqitit Auditori i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit z.Besnik Osmani. Në takim ishin prezent edhe Ministri i Financave,.Avdullah Hoti dhe Ministri i Administratës Publike ,Mahir Yagcilar, të cilët iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të komisionit. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, unanimisht vendosi që Raportim me Rekomandime ta procedojë për shqyrtim në seancë plenare.


Kryetari i komisionit,Topalli, i njoftoi anëtarët e Komisionit se ka pranuar një njoftim se Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim z.Dalibor Jevtić, nuk do të marrë pjesë në takimin e sotëm, për ta shqyrtuar Raportin e Auditimit për PVF e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim,për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015, , për shkak të bojkotit të Listës Serbe.


Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, po sot pasdite ka shqyrtuar edhe Raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare për Ministrin e Shëndetësisë,për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015 si dhe Raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015. Në këtë takim morën pjesë Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, si dhe Drejtori i SHSKUK-,Curr Gjoci. Raportet i prezantoi përfaqësuesi nga Zyra Kombëtare e Auditimit,.Bujar Bajraktari. Pas diskutimeve në mes të përfaqësueseve të Organizatave Buxhetore të cekura më lartë, komisioni vendosi që këto dy raporte të mos procedohen për seance plenare, por që të kërkohet nga këto dy Organizata Buxhetore të zbatohen në përpikëri rekomandimet e dhëna nga Auditori i Përgjithshëm.

Nga mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave PublikeNga mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike