Lajmet e fundit

Nga dëgjimi publik në Komisionin për të Drejtat e Njeriut...

E Mërkure, 12.10.2016




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, mbajti sot dëgjim publik lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nr.04/092 për Personat e Verbër.


Në takimin e sotëm të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale, (MPMS) , Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Financave (MF), Ministria e Infrastrukturës (MI), Shoqata e Personave të verbër, Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës. Ndërsa, takimit nuk i janë përgjigjur, Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Arsimit, edhe pse ishin të ftuar për raportuar lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për personat e Verbër.


Takimi është kryesuar nga deputetja , Lirije Kajtazi , kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut... , e cila e hapi diskutimin për të evidentuar mendimet e grupeve te interesit më qëllim të zbatimit të ligjit për të verbrit .


Komisioni funksional, duke u mbështetur në të gjeturat faktike, gjatë procesit të mbikëqyrjes së zbatimit te Ligjit, nr.04/L-O92 Për Personat e Verbër, kishte nxjerrë rekomandimet si në vijim :


Rekomandimi 1. Ndryshimi dhe plotësimi i nenit, 7.3 i ligjit . Ky nen, sipas monitoruesve nga anëtarët e Komisionit funksional, i përjashton personat e verbër nga e drejta e kompensimit nga skemat tjera si : pensionale, kontributdhdhenëse, të pleqërisë dhe sociale .


Të ndryshohet dhe plotësohet neni 7.4 i ligjit .Ky nen nuk është plotësisht i qartë, ngase e ka të drejtën e kompensimet material për shoqëruesin e personit të verbër, por nuk i ka përcaktuar kriteret të cilat duhet t'i plotësoj një person për të qenë shoqërues i personit të verbër.


Rekomandimi 2. Të zbatohen dispozitat e neneve : 9.2, 10.2, 10.3, 13.1 , 15 , të ligjit nr. 04/L-092 PËR Personat e Verbër . Këto dispozita të ligjit në fuqi, sipas të gjeturave faktike, nuk janë duke u zbatuar ende.


Rekomandimi 3. Te nxirren të gjitha aktet nënligjore nga Qeveria dhe ministritë e autorizuara : MPMS , MSH, MASHT, MF, MI ,në afate prej gjashtë muajve nga dita e miratimit të rekomandimeve nga Kuvendi
Rekomandimi 4. Të nënshkruhet marrëveshja e përbashkët ne mes te : MPMS, MASHT, MSH, në bashkëpunim me Shoqatën e Personave të Verbër , për zbatim të nenit 10.3.te ligjit, në afat prej gjashtë muajve nga dita e miratimit te rekomandimeve në Kuvend.


Komisioni funksional, nuk i vazhdoi punimet deri në fund, për shkak të punës së pjesëmarrjes së anëtareve në vazhdimin e seancës plenare .
Në fund u konstatua se dëgjimi publik të vazhdoj në një takim të radhës

Nga dëgjimi publik në Komisionin për të Drejtat e Njeriut... Nga dëgjimi publik në Komisionin për të Drejtat e Njeriut...