Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Integrime Evropiane .....
E Marte, 11.10.2016
Komisioni për Integerime Evropiane, mbajti mbledhjen e radhës sot , të udhehequr nga kryetarja e komisionit, Njomëza Emini, e cila e hapi diskutimin me pikat e rendit të ditës . Në mungesë të ministrit për Zhvillim Ekonomik , Blerand Stavileci, i cili mungonte për arsye familjare, kryetarja ,Emini dhe anëtarët e komisionit u dakorduan që ai, të ftohet në mbledhjen e ardhshme.
Komisioni për Integrime Evropiane , shqyrtoi dhe votoi, Projektligjin nr.05/L-110 për kamat-vonesat në transaksionet, tregtare, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, dhe e rekomandoi për procedim të mëtutjeshëm në seancë plenare të Kuvendit .