Lajmet e fundit

Një delegacion i Kuvendit ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni

E Hënë, 10.10.2016




Me ftesë të kryetarit të Grupit të Miqësisë me Kosovën të Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Franc Trçka, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Elmi Reçica, kryetar Grupit të Miqësisë të Kuvendit të Kosovës me Parlamentin slloven, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Slloveni.


Gjatë kësaj vizite, Grupi i Miqësisë Kosovë - Slloveni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të pritet në takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Milan Berglez.


Delegacioni parlamentar i Kosovës, në përbërje: Elmi Reçica, Slobodan Petroviç, Shpejtim Bulliqi, Xhevahire Izmaku, Albulena Haxhiu dhe Enver Hoti, po ashtu, do të zhvillojë takime me Grupin e Miqësisë Slloveni - Kosovë të Kuvendit slloven, si dhe me zyrtarë të lartë të Sllovenisë, në Kuvendin e saj dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.


Delegacioni do të qëndrojë në Republikën e Sllovenisë deri më 13 tetor 2016.

Një delegacion i Kuvendit ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni