Lajmet e fundit
Komisioni për zhvillim ekonomik vizitoi kombinatin Trepça
E Mërkure, 05.10.2016
Në kuadër të aktiviteteve të tij, Grupi i punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për miniera dhe minerale, kryesuar nga deputetja Sala Berisha - Shala, vizituan sot "kombinatin" Trepça.
Në kombinatin Trepça, deputetët i priti drejtori Ahmet Tmava, i cili i njoftoi anëtarët e komisionit me problemet që është duke u ballafaquar kombinati "Trepça", me punën e palodhshme të punëtorëve, statusin ligjor të pazgjidhur, si dhe mangësitë ligjore në sektorin e minierave.
Deputetet po ashtu, vizituan edhe Muzeun shtetëror të kristaleve dhe mineraleve, të cilët i priti z. Rasim Veseli. Deputetët takuan edhe sindikatën e punëtoreve, përkatësisht përfaqësuesin e saj, z. Shyqri Sadiku.
Në anën tjetër, deputetët u shprehën të gatshëm për përkrahjen e kombinatit Trepça, të cilët kërkuan nga menaxhmenti, t'i bëjnë të gjitha vërejtjet në Ligjin për miniera dhe minerale dhe sa më parë t'i dërgohen Komisionit.
Deputetët i njoftuan nikoqirët edhe me procedimin e Ligjit për Trepçën dhe i ftuan për bashkëpunim në këtë çështje të rëndësishme për vendin.