Lajmet e fundit

Nga takimi i anëtarëve të Komisionit për Legjislacion me anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

E Mërkure, 05.10.2016




Anëtaret e Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga deputeti Armend Zemaj, kryesues grupit punues, dhe deputetet Albulena Haxhiu e Selvije Halimi, anëtare, të ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L -033, realizuan sot takimin me anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.


Në këtë takim u diskutua për sfidat në zbatimin e legjislacionit në përgjithësi dhe nevojat për adresim të problemeve që aktualisht ka sistemi i drejtësisë. Mungesa e buxheti ishte shqetësimi kryesor që u ngrit, si nga anëtarët e Këshillit, po ashtu dhe nga deputetët. Në këtë rrafsh u tha se me këtë buxhet do të jetë vështirë i përballueshëm adresimi i sfidave që ka sistemi i drejtësisë, sepse është i nevojshëm rritja e numrit të gjyqtarëve dhe stafit profesional.


Tutje, u diskutua për aktet nënligjore që duhet të nxirren nga KGJK-ja, transferin e gjyqtarëve dhe koordinimi institucional me rastin e hartimit të legjislacionit. U theksua se ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit është jo i mirë dhe po shkakton probleme me rastin e implementimit, gjë që shpesh bie edhe në kolizion me ligjet tjera.
Në fund të këtej takimi, ishte një pajtim i përgjithshëm që të avancohet bashkëpunimi institucional në mes të KGJK-së dhe Kuvendit, si kategori Kushtetuese, me qellim të avancimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Nga takimi i anëtarëve të Komisionit për Legjislacion me anëtarët e Këshillit Gjyqësor të KosovësNga takimi i anëtarëve të Komisionit për Legjislacion me anëtarët e Këshillit Gjyqësor të KosovësNga takimi i anëtarëve të Komisionit për Legjislacion me anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës