Lajmet e fundit
Nga mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 05.10.2016
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, e drejtuar nga Flora Bronvina, kryetare, kishte për objekt vetëm një pikë; shqyrtimin dhe miratimin e Projektligjit për shërbimin mjekësor emergjent.
Kryetarja e komisionit, znj. Bronvina, në fjalën e saj theksoi se ligji që kemi krijuar është një ligj mjaft të mirë, i cili bën pjesë në projektet strategjike të qeverisë për Kosovën. Ligji krijon mundësi mjaft të mira për zhvillimin shërbimit mjekësor të emergjencës duke krijuar marrëdhënie mjaft të shpejta të situatave emergjente të klientëve me institucionin. Kemi vetëm një problem me Komisionin për Buxhet, pasi disa amandamente kanë kosto buxhetore shtesë dhe mund të kemi kundërshtime.
Deputeti Hatim Baxhaku theksoi se ligji është sipas standarteve evropiane dhe me përmbajtje moderne. Jemi konsultuar gjatë me komunat dhe institucionet e tjera si pjesë e përfshirjes në këtë ligj, të FSK-së dhe Policisë së Shtetit, të cilat na kanë kundërshtuar fillimisht, por më pas na kanë falënderuar. Miratimi i këtij ligji hap të gjitha mundësitë për investime dhe çdo vonesë do të krijojë shoqërisë kosovare lidhur me shërbimet emergjente vonesa për shumë vite.
Pas votimit, projektligji me shumicë votash u miratua për tu proceduar më tej.