Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 04.10.2016
Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim të cilin e kryesoi kryesuesja e dytë, zonja Müfera Şinik, mbajti mbledhjen me të vetmen pikë të rendit të ditës shqyrtimin e Projekt Ligjit për kamatat ndëshkuese në transaksionet komerciale, nr. 05/L-110 me amendamentet e komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri.
Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e OSBE, të ambasadave: të SHBA/ve dhe Zvicrës në Prishtinë si dhe përfaqësuesi i Këshillit Konsultativ të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryetarit të Republikës së Kosovës.
N këtë mbledhje Komisioni përkrahu Projekt Ligjin për kamatat ndëshkuese në transaksionet komerciale, nr. 05/L-110 me amendamentet e komisionit funksional për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, për miratim në lexim të dytë në Kuvendin e Republikë së Kosovës.