Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion....

E Marte, 04.10.2016




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, ka shqyrtuar sot dhe ka përkrahur në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore. Përkitazi me këtë projektligj, kryetarja e Komisionit, znj. Haxhiu ka shfaqur qëndrimin kundër, me ç‘rast pati vërejtje në qasjen e përmbaruesve privat.


Në vijim, Komisioni shqyrtoi raportin me amendamente në Projektligjin nr.05/L-110 për Kamatëvonesat në Transaksionet Tregtare. Komisioni pasi ka identifikuar një problem në amendamentin 8, i ka sugjeruar komisionit funksional që ta riformulojë këtë amendament.


Pikë e rendit të ditës së këtij takimi ishte edhe diskutimi lidhur me shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Komisioni u dakordua që të shpallet konkursi për zgjedhjen e dy anëtarëve në KGJK.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion....