Lajmet e fundit
Agjenda e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për ditën e martë, 4 tetor 2016
E Marte, 04.10.2016
Agjenda e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për ditën e martë, 4 tetor 2016
1. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të nënshkruaj marrëveshje mirëkuptimi me një kompani investuese amerikane.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi do të jenë të pranishëm ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie dhe përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Vendi: Kabineti i kryeparlamentarit
Koha: 11:00
2. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Vendi: Kabineti i kryeparlamentarit
Koha: 14:30
Pas takimit do të ketë deklaratë për media.
Mirëpresim ekipet tuaja.