Lajmet e fundit

Deputetja znj. Brovina viziton repartin e Hematologjisë në QKUK

E Hënë, 26.09.2016




Ju njoftojmë që të martën me 27 shtator 2016 , nga ora 13:00 kryetarja e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zonja Flora Brovina do ta vizitojë repartin e Hematologjisë në QKUK, dhe do të takohet me drejtorin e këtij reparti z. Shemsedin Sadiku.

Qëllimi i vizitës është njohja për së afërmi me punën, nevojat dhe problemet e këtij reparti.

Vizita është e hapur për media.