Lajmet e fundit

Nga takimi lidhur me planifikimin e qëndrueshëm të mobilitetit urban

E Mërkure, 24.04.2019




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, si dhe Grupi i Deputetëve të Gjelbër, në bashkëpunim me Shkollën Politike të Prishtinës - PIPS, projekt i mbështetur nga GIZ, mbajten sot në Kuvend tryezë diskutimi me temën "Mobiliteti i qëndrueshëm urban".

Në këtë tryezë u diskutua lidhur me planifikimin e qëndrueshëm të mobilitetit urban.

Para deputetëve mbajti ligjeratë eksperti slloven dr. Aljaź Plenvik, i cili njoftoi ligjvënësit me konceptin e planifikimit të qëndrueshem urban, praktikat më të mira dhe rolin e parlamenteve në këtë drejtim.

Po ashtu, pjesemarrës në këtë tryezë ishin edhe deputetë nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë Veriore.

 

Nga takimi lidhur me planifikimin e qëndrueshëm të mobilitetit urbanNga takimi lidhur me planifikimin e qëndrueshëm të mobilitetit urban