Lajmet e fundit
Deputeti Slobodan Petroviç, priti në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnet
E Hënë, 03.06.2019
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviç, sot u takua me ambasadorin e SHBA në Kosovë, Filip S. Kossnet.
Deputeti Petroviç, në takimin me ambasadorin Kossnet, bisedoi për situatën aktuale në Kosovë dhe të njëjtin e informoi për të gjitha problemet e komunitetit serb.
Njëherësh shprehu shqetësim për politikën ndezëse retorike, kohëve të fundit, në mes të Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për veprimet joproporcionale nga pjesëtarët e MPB-së dhe të BIA-së së Serbisë, ndaj zyrtarëve të lartë të Partisë së Pavarur Liberale në kalimet kufitare drejt Serbisë dhe njëherësh përkujtoi se synim i përbashkët i Partisë së Pavarur Liberale gjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë ruajtja e paqes dhe stabilitetit në mes të komuniteteve në Kosovë.
Krahas kësaj, u bisedua edhe për mundësitë e përparimit të bashkëpunimit në sferat me rëndësi të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në fund të takimit, deputeti Petroviç falënderoi ambasadorin amerikan për përkrahjen që i ofron komunitetit serb në Kosovë dhe për angazhimin e tij të sinqertë.