Lajmet e fundit
E Marte, 21.04.2015
Nën patronatin e kryetarit Veseli, filloi Java e të Pagjeturve
Familjet tona kanë të drejtë të pamohueshme të dinë për fatin e më të dashurve të tyre dhe të kërkojnë tu kthehen pjesëtarët e tyre. Ne nuk do të ndalemi kurrë deri në realizimin e plotë të kësaj të drejte, tha kryetari Veseli lexo më shumë
Kryetari Veseli priti presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev
Tradita e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, është në shërbim të paqes, sigurisë dhe demokratizimit të rajonit. Kryetari Veseli vlerësoi eksperiencën e Bullgarisë në procesin e integrimeve, nga e cila Kosova mund ti mësojë gjithçka lexo më shumë
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
U përkrah raporti vjetor i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, për vitin 2014. Komisioni ka caktuar Doruntinë Malokun, përfaqësuese në Komisionin qeveritar për njohjen e statusit të ish - të dënuarve dhe të ish- të përndjekurve politik lexo më shumë
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Në mbledhjen e Komisionit ka raportuar zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, lidhur me procesin e integrimeve evropiane. Organizohet konferenca rajonale me temën: Sfidat drejt procesit të integrimit dhe roli i Kuvendit në këtë proces. lexo më shumë
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni miratoi Raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2014. lexo më shumë
Nga Komisioni për Bujqësi...
U shqyrtua raporti i grupit punues rreth çështjes së importit të miellit dhe ushqimit për kafshë lexo më shumë
Tre deputetë të Kosovës marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Delegacioni parlamentar nga Kosova po merr pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare të Këshillit të Evropës,ndërkaq po realizon edhe takime të rëndësishme bilaterale me delegacione të vendeve të ndryshme. lexo më shumë
Bordi i Grupit të Grave Deputete priti znj. Ulrike Lunaçek, eurodepute dhe raportuese e Kosovës në Parlamentin Evropian
Është e nevojshme që të prodhohen mekanizma , të cilët do të mundësojnë zbatimin e ligjeve nga lëmi i së drejtës së pronës edhe për gratë Gratë edhe me votën e tyre po sigurojnë vende si deputete, si në Kuvend, ashtu edhe në asambletë komunale lexo më shumë
Kuvendi i Kosovës thellon bashkëpunimin me Kongresin e SHBA-ve
Sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, është ftuar të marrë pjesë në konferencën një javore me temë Zhvillimi i Legjislaturave në Tranzicion lexo më shumë