Lajmet e fundit
Prill 2015
- E Enjte, 30.04.2015
Komisioni Evropian miraton MSA-në me Kosovën
Ditën e sotme, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar si ditë të shënuar e cila konfirmon përkushtimin Kosovës për një rrugë të drejtë të cilën ajo është duke e ndjekur lexo më shumë
- E Enjte, 30.04.2015
Vazhdon sot punimet Takimi i shtatë ndërparlamentar Parlamenti Evropian Kosova
Në ditën e dytë të takimit do të diskutohet për tema me rëndësi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe perspektivën evropiane të saj lexo më shumë
- E Enjte, 30.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Formohen tri grupe punuese për monitorimin e tri ligjeve, ndërsa do të organizohet një tryezë për përdorimin e gjuhëve në Kosovë lexo më shumë
- E Mërkure, 29.04.2015
U mbajt sesioni i parë i Takimit të shtatë ndërparlamentar Parlamenti Evropian Kosova
Takimi u bashkëkryesua nga z. Veseli dhe z. Picula. Kryetari Veseli i shprehu mirënjohje Parlamentit Evropian për mbështetjen që i ka dhënë Republikës së Kosovës në këtë rrugëtim dhe për kuptimin e drejtë të realitetit të ri të krijuar në Ballkan lexo më shumë
- E Mërkure, 29.04.2015
Kryetari Veseli fillon sot takimet në Strasburg
Delegacioni i Kosovës i prirë nga kryetari Veseli, do të zhvillojë një takim të veçantë me kryesuesin e Delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën, Tonino Picula, ndërkaq, do të takohet edhe me nënkryetaren e PE-së, Ulrike Lunaçek lexo më shumë
- E Mërkure, 29.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Përkrahen dhe njëherësh procedohen në Kuvend tri raporte të agjencive, si dhe Propozimi i Panelit Seleksionues të BQK-ës lexo më shumë
- E Mërkure, 29.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Anëtarët e Komisionit caktuan grupet e punes për mbikqyrjen e implementimit të pesë ligjeve në bazë të Planit të Punës të Komisionit për vitin 2015. lexo më shumë
- E Mërkure, 29.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport
Përkrahet në parim Projektligji për Trashëgiminë Kulturore dhe njëherësh procedohet më tutje në Kuvend lexo më shumë
- E Mërkure, 29.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Ministria është e përkushtuar të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar një ambient sa më cilësor të ambientit, tha ministri Agani. lexo më shumë
- E Mërkure, 29.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
Komisioni përkrahu në parim Projektligjin për barazinë gjinore dhe Projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi. lexo më shumë
- E Mërkure, 29.04.2015
Muhamet Mustafa priti ambasadoren e Republikës së Turqisë, znj. Songul Ozan
Të thellohet bashkëpunimi në nxitjen e investimeve dhe të marrëdhënieve tregtare lexo më shumë
- E Marte, 28.04.2015
Kryetari Veseli udhëtoi për në Strasburg
Delegacioni parlamentar i Kosovës merr pjesë në takimin e shtatë ndërparlamentar: Parlamenti Evropian Kosova, i cili zhvillon punimet më 29-30 prill në Strasburg të Francës lexo më shumë
- E Marte, 28.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
Përkrahet raporti vjetor i Institutit Gjyqësor të Kosovës, për vitin 2014. Ngarkohet Nën-komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit të fillojë hartimin e Projektligjit për Kuvendin dhe Projekt-Rregulloren e Kuvendit lexo më shumë
- E Marte, 28.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni përkrahu në parim Projektligjin për digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore. lexo më shumë
- E Marte, 28.04.2015
Një delegacion i Komisioni për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës vizitoi Çekinë
Përfaqësuesit e Senatit ofruan përkrahje të vazhdueshme për proceset eurointegruese të Kosovës. lexo më shumë
- E Hënë, 27.04.2015
U mbajt seanca e veçantë e Kuvendit të Kuvendit të Kosovës me rastin e 27 Prillit-Ditës së të Pagjeturve
Të përshpejtohet puna në gjetjen e 1650 njerëzve të pagjetur Zbardhja e fatit të pagjeturve, jo vetëm që ua lehtëson dhembjet familjarëve, por edhe i çliron ata nga ankthi shumëvjeçar i pritjes. Tek pas kësaj mund të thuhet se ka drejtësi, se ëndrra e tyre: Kosova - shtet, është realitet Shteti serb nuk udhëhiqet nga qasja humane, por nga... lexo më shumë
- E Hënë, 27.04.2015
Sot në oborrin e Kuvendit, kryetari Veseli bëri zbulimin e Përmendores dedikuar personave të pagjetur
Zbulimi i kësaj përmendoreje është një akt institucional solidarizimi me dhimbjen e familjeve për 1.650 personat e pagjetur lexo më shumë
- E Hënë, 27.04.2015
Kryetari Veseli bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule në Lëndinën e pikëllimit në Meje
Martirët e Mejes, janë shenjë e sakrificës së popullit për liri lexo më shumë
- E Hënë, 27.04.2015
Kryetari Veseli priti kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti
U theksua nevoja e ruajtjes së stabilitetit politik ndër fqinjësor. Bashkëbiseduesit vlerësuan se vizitat dhe takimet e tilla janë në frymën e bashkëpunimit e të marrëdhënieve të mira që të dyja vendet, respektivisht parlamentet e tyre, kultivojnë midis tyre lexo më shumë
- E Hënë, 27.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Anëtarët e Komisionit kërkuan që drejtësia të jetë e pavarur nga politika. lexo më shumë
- E Hënë, 27.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Thellohet bashkëpunimi i Komisionit me Shoqërinë Civile lexo më shumë
- E Premte, 24.04.2015
Kryetari Veseli të hënën bën zbulimin e Përmendores dedikuar personave të pagjetur
- E Premte, 24.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Komisioni me disa vërejtje e sugjerime përkrahu procedimin në Kuvend të Raportit të KPM-ës për vitin 2014. Kërkohet mbulueshmëri më e mirë nga ana e transmetuesve në mbarë hapësirën e vendit tonë lexo më shumë
- E Premte, 24.04.2015
Deputetet Osmani dhe Kadaj-Bujupi marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Parlamentare në Kroaci
Deputetet Vjosa Osmani dhe Donika Kadaj-Bujupi do të marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Parlamentare me temën: Bashkëpunimi për Rritjen Ekonomike dhe Sigurinë e Energjisë në Evropën Juglindore lexo më shumë
- E Enjte, 23.04.2015
Kryetari Veseli vizitoi Mamushën dhe Krushën e Madhe
Gjatë takimeve me fermerët dhe drejtuesit e ndërmarrjeve prodhuese, kryetari i Kuvendit të Kosovës garantoi vazhdimin dhe zgjerimin e përkrahjes së institucioneve të Kosovës për prodhuesit vendorë lexo më shumë
- E Enjte, 23.04.2015
Kryetari Veseli priti ministrin e jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkevics
Ministri shprehu përkushtimin e qeverisë letoneze për të ndihmuar Kosovën në agjendën e saj evropiane. Kryeparlamentari Veseli falënderoi ministrin letonez për angazhimin e qeverisë së tij për të ndihmuar Kosovën dhe për faktin se në mes dy vendeve janë duke u zhvilluar raporte shumë të mira bashkëpunimi lexo më shumë
- E Enjte, 23.04.2015
Kryetari Veseli priti një grup nxënësish të komunitetit turk
Kryetari i Kuvendit konfirmoi përkushtimin e tij për ta afruar institucionin që ai udhëheq sa më pranë qytetarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë lexo më shumë
- E Enjte, 23.04.2015
U takua Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
Komisioni konstatoi se të 15 të nominuarit i plotësojnë kushtet formale juridike për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese lexo më shumë
- E Enjte, 23.04.2015
Kryetari Veseli sot viziton Mamushën dhe takon disa fermerë
Kryetari i Kuvendit dhe ministri i Bujqësisë, po ashtu do të vizitojnë edhe Kooperativën Bujqësore të Grave Krusha në Krushë të Madhe të Rahovecit lexo më shumë
- E Mërkure, 22.04.2015
Kryetari Veseli vizitoi Qendrën e Studentëve dhe mbolli fidanë me rastin e Ditës së Tokës
Kryetari i Kuvendit u interesua për kushtet që u ofrohen studentëve, si në studim, ashtu edhe në banim, ushqim e aktivitete sportive. Me rastin e Ditës së Tokës, kryeparlamentari Veseli mbolli fidanë në oborrin e kësaj qendre lexo më shumë
- E Mërkure, 22.04.2015
Kryetari Veseli nesër pret në takim ministrin e jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkevics
- E Mërkure, 22.04.2015
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës takohet me delegacionet e Francës dhe atë të Sllovenisë
Zotime për mbështetjen e Kosovës drejt procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës lexo më shumë
- E Mërkure, 22.04.2015
Nesër mbahet mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
- E Mërkure, 22.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Ecuritë financiare në Kosovë gjatë vitit 2014 ishin brenda rregullave fiskale. Nga të hyrat e doganës Kosova realizoi 871 milionë euro, ndërsa nga administrata tatimore u arkëtuan 272 milionë euro lexo më shumë
- E Mërkure, 22.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
- E Mërkure, 22.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
Anëtarët e Komisionit zhvilluan një takim me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama lexo më shumë
- E Mërkure, 22.04.2015
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
U diskutua për Raportin e Progresit të KE-së të vitit 2014 lexo më shumë
- E Mërkure, 22.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
Komisioni përkrahu në parim Projektligjin për Avokatin e Popullit. lexo më shumë
- E Marte, 21.04.2015
Nën patronatin e kryetarit Veseli, filloi Java e të Pagjeturve
Familjet tona kanë të drejtë të pamohueshme të dinë për fatin e më të dashurve të tyre dhe të kërkojnë tu kthehen pjesëtarët e tyre. Ne nuk do të ndalemi kurrë deri në realizimin e plotë të kësaj të drejte, tha kryetari Veseli lexo më shumë
- E Marte, 21.04.2015
Kryetari Veseli priti presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev
Tradita e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, është në shërbim të paqes, sigurisë dhe demokratizimit të rajonit. Kryetari Veseli vlerësoi eksperiencën e Bullgarisë në procesin e integrimeve, nga e cila Kosova mund ti mësojë gjithçka lexo më shumë
- E Marte, 21.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
U përkrah raporti vjetor i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, për vitin 2014. Komisioni ka caktuar Doruntinë Malokun, përfaqësuese në Komisionin qeveritar për njohjen e statusit të ish - të dënuarve dhe të ish- të përndjekurve politik lexo më shumë
- E Marte, 21.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Në mbledhjen e Komisionit ka raportuar zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, lidhur me procesin e integrimeve evropiane. Organizohet konferenca rajonale me temën: Sfidat drejt procesit të integrimit dhe roli i Kuvendit në këtë proces. lexo më shumë
- E Marte, 21.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni miratoi Raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2014. lexo më shumë
- E Marte, 21.04.2015
Nga Komisioni për Bujqësi...
U shqyrtua raporti i grupit punues rreth çështjes së importit të miellit dhe ushqimit për kafshë lexo më shumë
- E Marte, 21.04.2015
Tre deputetë të Kosovës marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Delegacioni parlamentar nga Kosova po merr pjesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare të Këshillit të Evropës,ndërkaq po realizon edhe takime të rëndësishme bilaterale me delegacione të vendeve të ndryshme. lexo më shumë
- E Marte, 21.04.2015
Bordi i Grupit të Grave Deputete priti znj. Ulrike Lunaçek, eurodepute dhe raportuese e Kosovës në Parlamentin Evropian
Është e nevojshme që të prodhohen mekanizma , të cilët do të mundësojnë zbatimin e ligjeve nga lëmi i së drejtës së pronës edhe për gratë Gratë edhe me votën e tyre po sigurojnë vende si deputete, si në Kuvend, ashtu edhe në asambletë komunale lexo më shumë
- E Marte, 21.04.2015
Kuvendi i Kosovës thellon bashkëpunimin me Kongresin e SHBA-ve
Sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, është ftuar të marrë pjesë në konferencën një javore me temë Zhvillimi i Legjislaturave në Tranzicion lexo më shumë
- E Hënë, 20.04.2015
Nën patronatin e kryetarit Veseli, nesër shënohet Java e të Pagjeturve
- E Hënë, 20.04.2015
Kryetari Veseli të martën pret në takim presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev
- E Hënë, 20.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Marrëveshja për drejtësinë parasheh implementimin e plotë të legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe pjesën veriore Disa anëtarë të Komisionit këtë Marrëveshje e shohin si shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës lexo më shumë
- E Hënë, 20.04.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takoi përfaqësuesen e KE-së në Kosovë
Jemi të interesuar që të fuqizohet roli i Avokatit të Popullit, duke bërë punë efikase dhe të pavarur, tha përfaqësuesja KE-së në Kosovë , Ahauser. lexo më shumë
- E Premte, 17.04.2015
Kryetari Veseli mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të 21 martirëve të fshatit Çikatovë të Drenasit
Nderimi më i madh për të rënët tanë është që sot të mos e keqpërdorim lirinë lexo më shumë
- E Premte, 17.04.2015
Kryetari Veseli priti ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz
Bashkëbiseduesit vlerësuan se midis Kosovës dhe Hungarisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira, por u shtrua nevoja që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik lexo më shumë
- E Premte, 17.04.2015
Kryetari Veseli priti një delegacion parlamentar nga Shqipëria
U vlerësuan lart frytet e bashkëpunimit të deritashëm ndërmjet dy vendeve, ndërsa u shtrua nevoja që këtij bashkëpunimi ti jepen impulse të reja në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të arsimit lexo më shumë
- E Premte, 17.04.2015
Anëtarët e Komisionit për Arsim pritën sot homologët nga Shqipëria
Mundësi të gjera të bashkëpunimit në interes të arsimit të të gjithë bashkëkombësve tanë. Të përmbushen marrëveshjet për arsim të arritura ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Të unifikohen kurrikulat mësimore dhe tregu i librit shkollor. Është nevojë e ngutshme unifikimi i gjuhës juridike dhe teknike të ligjeve... lexo më shumë
- E Premte, 17.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Anëtarët e komisionit u shprehën të gatshëm për një bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë përfaqësuesit e punëtorëve në RTK. U përkrah në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. lexo më shumë
- E Premte, 17.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, ka raportuar sot në Komision, lidhur me punën e Inspektoratit për vitin 2014 lexo më shumë
- E Premte, 17.04.2015
Deputetja Blerta Deliu Kodra merr pjesë në takimet e komisioneve të Asamblenë Parlamentare të SEECP-së
Vendet pjesëmarrëse të SEECP-së që po ndjekin punimet e këtyre takimeve janë: Shqipëria, Sllovenia, Rumania, Greqia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia dhe Kosova. lexo më shumë
- E Premte, 17.04.2015
Sahatqija priti sot në takim ambasadorin holandez në Kosovë, Robert Bosch
U diskutua lidhur me mënyrën e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në mes komisioneve homologe lexo më shumë
- E Enjte, 16.04.2015
Mbledhja e Kuvendit
Deputetët ngritën një varg çështje dhe shqetësime të qytetarëve. Problemet në vend duhet dhe mund të zgjidhen me debat parlamentar dhe në mënyrë institucionale, tha kryeministri Mustafa. Zv. kryeministri Thaçi, vlerësoi se protesta është e panevojshme dhe shprehu drojën se do të ndikojë në krijimin e imazhit të keq për Kosovën. lexo më shumë
- E Enjte, 16.04.2015
Kryetari Veseli merr vendim për heqjen e rrethojes së hekurt të Kuvendit të Kosovës
Ky vendim është marrë në vazhdimësinë e hapave të ndërmarra nga kryetari Veseli për hapjen e insistitucionit më të lartë të vendit lexo më shumë
- E Enjte, 16.04.2015
Kryetari Veseli të premten pret në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria
- E Enjte, 16.04.2015
Kryetari Veseli të premten pret në takim një delegacion nga Turqia
- E Enjte, 16.04.2015
Sot vjen për vizitë në Kosovë e Komisionit Parlamentar për Edukim i Shqipërisë
- E Enjte, 16.04.2015
Projekti i GIZ-it "Mbështetje Integrimit Evropian" ndihmon Bibliotekën e Kuvendit të Kosovës
Tituj të rinj në fushën e Integrimit evropian dhe qasje online në bibliotekat ndërkombëtare lexo më shumë
- E Mërkure, 15.04.2015
Përfundoi afati i konkursit për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës
- E Mërkure, 15.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrahën tri raporte vjetore financiare për procedim në seancë plenare lexo më shumë
- E Mërkure, 15.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
U diskutua për çështjen e diplomave në Universitetin e Pejës lexo më shumë
- E Mërkure, 15.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U shqyrtua dhe u miratua Raporti i monitorimit të zbatimit të Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, bashkë me rekomandimet e Komisionit për Qeverinë e Kosovës. lexo më shumë
- E Mërkure, 15.04.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
Komisioni miratoi rekomandimet për zbardhjen e fatit të profesor Ukshin Hoti. Numri të pagjeturve arrin në 1655, prej të cilëve më se 400 i përkasin komunitetit joshqiptar, tha Gërgjaliu. lexo më shumë
- E Marte, 14.04.2015
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Të enjten, më 16 prill, Kuvendi shqyrton dy projektligje dhe zgjedhë disa anëtarë të institucioneve të pavarura lexo më shumë
- E Marte, 14.04.2015
Kryeparlamentari Veseli takoi ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari OConnell
Kryetari Veseli: Mbretëria e Bashkuar - një mbështetëse e madhe e Kosovës. Ambasadori OConnell e siguroi kryeparlamentarin Veseli për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij për Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët lexo më shumë
- E Marte, 14.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
U shqyrtua raporti vjetor i punës së Agjencisë për ndihmë juridike falas, për vitin 2014. Ministria e Drejtësisë e ka tërhequr nga procedura Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 04/L-082 lexo më shumë
- E Marte, 14.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
U bisedua lidhur me anëtarësimin e Kuvendit në organizata parlamentare lexo më shumë
- E Shtune, 11.04.2015
Kryeparlamentari Veseli uron Peshkopin Teodosie dhe të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve
Në simbolikën e ringjalles së Krishtit, ne gjithmonë gjejmë mesazhet e fuqishme morale që na forcojnë besimin në triumfin e të mirës mbi të keqen, të drejtësisë mbi arrogancën dhe krimin lexo më shumë
- E Premte, 10.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
U përkrahën në parim tri projektligje, si dhe raporti vjetor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për vitin 2014 lexo më shumë
- E Mërkure, 08.04.2015
Kryeparlamentari Veseli uron qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës
Duke qenë një kushtetutë gjithëpërfshirëse, ajo është njëkohësisht edhe kushtetutë e së ardhmes lexo më shumë
- E Mërkure, 08.04.2015
Kryetari Veseli uron qytetarët romë të Kosovës me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve
Në këtë ditë, ne duhet të përkushtohemi me mendje, zemër dhe punë praktike, që romët, si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës, të jenë qytetarë të lirë dhe identitetin e tyre të mos e ndjejnë si pengesë për të qenë pjesë e shoqërisë lexo më shumë
- E Mërkure, 08.04.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...
U shqyrtua Raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2014 Komisioni dëgjoi ankesat e përfaqësuesve të Sindikatës së RTK-së, për keqmenaxhimin e Radiotelevizionit publik lexo më shumë
- E Mërkure, 08.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni përkrahu listën e kandidatëve për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale , e propozuar nga Qeveria. lexo më shumë
- E Mërkure, 08.04.2015
Komisioni për Arsim shqyrtoi dokumentacionin përkatës të kandidatëve për anëtarë të KKTK-së
Komisioni përzgjodhi shtatë anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore , të cilët do ti dërgohen Kuvendit për emërim. U shqyrtuar në parim Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore. lexo më shumë
- E Mërkure, 08.04.2015
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
Në mbledhjen e sotme të Komisionit raportoi inspektori i përgjithshëm AKI-së lexo më shumë
- E Marte, 07.04.2015
Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit
Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ndërsa në lexim të dytë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Eshref Shabani dhe Malësore Gashi Bajraktari u zgjodhën anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil lexo më shumë
- E Marte, 07.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni shqyrtoi Raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2014. lexo më shumë
- E Marte, 07.04.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
Komisioni shqyrtoi peticionin me të cilin kërkohet zbardhja e fatit të profesor Ukshin Hoti. lexo më shumë
- E Shtune, 04.04.2015
Kryeparlamentari Veseli uron besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve
Kjo festë na bën të angazhohemi dhe të veprojmë edhe më me përkushtim për realizimin e vlerave tona individuale dhe të përgjithshme për thellimin e mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe paqes ndërmjet njerëzve dhe popujve, thuhet në urimin e z. Veseli. lexo më shumë
- E Premte, 03.04.2015
Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit
Kuvendi nuk i miratoi rekomandimet e propozuara, lidhur me punën 100-ditëshe të qeverisë dhe programin e saj lexo më shumë
- E Enjte, 02.04.2015
Nga mbledhja plenare e Kuvendit
Kuvendi debatoi për punën 100-ditëshe të Qeverisë së Kosovës dhe programin qeverisës të saj lexo më shumë
- E Enjte, 02.04.2015
Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
Kuvendi miratoi rekomandimet nga debati parlamentar për Radiotelevizionin e Kosovës. Nuk është zgjedhur Avokat i Popullit dhe nuk është emëruar anëtari i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës lexo më shumë
- E Enjte, 02.04.2015
Deputetët Pajaziti dhe Rashiq folën në Seminarin Rose-Roth, në Beograd
Në temën:Dialogu i Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës: Rruga Përpara, u tha se Kosova dhe Serbia mbi të gjitha janë bindur që dialogu është e vetmja rrugë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. lexo më shumë
- E Mërkure, 01.04.2015
Kryetari Veseli takoi shefen e zyrës së Këshillit të Evropës, znj. Gallucci
Jemi të përkushtuar që të punojmë intensivisht për përmbushjen e detyrimeve tona, qoftë me realizimin e agjendës legjislative, po ashtu edhe me zbatimin e ligjeve që vendit tonë i hapin perspektivë evropiane, theksoi kryetari Veseli lexo më shumë
- E Mërkure, 01.04.2015
Kryeparlamentari Veseli priti ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy
Kryetari i Kuvendit potencoi nevojën që Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës. Para takimit, kryetari Veseli dhe Levy vizituan memorialin e vendosur në vendin ku dikur ka qenë sinagoga e Prishtinës dhe vendosën nga një tufë lulesh lexo më shumë
- E Mërkure, 01.04.2015
Grupi i Miqësisë Francë - Kosovë vizitoi Prekazin
Delegacioni parlamentar francez ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe ka vizituar familjen Jashari lexo më shumë
- E Mërkure, 01.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni shqyrtoi raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për investimet e huaja. lexo më shumë
- E Mërkure, 01.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FACTA lexo më shumë
- E Mërkure, 01.04.2015
Komisioni për Arsim shqyrtoi listën e kandidatë për anëtarë të KKTK-së
Do të përzgjedhjen shtatë anëtarë të Këshillit, të cilët do ti dërgohen Kuvendit për emërim lexo më shumë
- E Mërkure, 01.04.2015
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Komisioni propozoi një kandidat për kryesues të komisionit shqyrtues në Zyrën e Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim. lexo më shumë