Lajmet e fundit
E Marte, 17.03.2015
Kryetari Veseli takoi kryetarin e Parlamentit Latin-amerikan, Elias Castillo
Kryetari Veseli takoi Kryetarin e Asamblesë Nacionale të Panamasë, Adolfo Valderrama
Për mungesë kuorumi nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kjo e pamundëson mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit gjatë kësaj jave, në të cilën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të paraqitej në Interpelancë për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale. lexo më shumë
Një delegacion e shoqërisë civile të Qipros vizitoi Kuvendin e Kosovës
Në kuadër të lobimit për njohjen e Kosovës nga vendet e BE-së, delegacioni zhvilloi takime me Komisionin për Punë të Jashtme dhe me Grupin e Grave Deputete . Parlamentarët e Kosovës theksuan rëndësinë që ka njohja e shtetësisë së Kosovës nga Qiproja. Shoqëria civile dhe opinioni i gjerë në Qipro të njihen me realitetin në Kosovë,... lexo më shumë
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Përkrahen dhe procedohen më tutje në Kuvend tri projektligje lexo më shumë
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
U shqyrtua Projektligji nr. 05/L-09 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike me amendamentet e komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së lexo më shumë
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
U përkrahën dy raporte me amendamente të grupit punues të komisionit. Formohet Nën-komisioni për Mandate, Imunitet dhe Rregulloren e Kuvendit. U miratua Plani i Veprimit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit 2013-2017 lexo më shumë
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Është përkrahur Projektligji për veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve të ujësjellësit, ujërave të ndotura dhe të furnizuesve të ujit me shumicë, si dhe nisma legjislative e Projektligjit për kompleksin memorial Adem Jashari. lexo më shumë