Lajmet e fundit
E Hënë, 09.03.2015
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Të enjten, më 12 mars, në orën 10:00, Kuvendi mblidhet në seancë plenare. Kryetari Veseli bëri të ditur se konform dispozitave ligjore dhe kushtetuese, shkresën e qeverisë lidhur me propozimet për amendamentim të Kushtetutës, do ta procedojë sot në Gjykatën Kushtetuese lexo më shumë
Kryetari Veseli priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Talat Salem Radwan
Kryetari i Kuvendit falënderoi ambasadorin Radwan për kontributin e dhënë nga Arabia saudite në momente caktuara për Kosovën, për njohjen e saj, si dhe ndikimin që Arabia Saudite ushtron në vendet tjera të botës arabe në funksion të njohjes së Republikës së Kosovës lexo më shumë
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Anëtarët e Komisionit miratuan Projektligjin nr. 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konfliktet e armatosura jashtë territorit të shtetit. lexo më shumë
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
U diskutua për raportin nga vizita e Komisionit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Komisioni përmes një shkrese kërkon nga AKK-ja deklaratat financiare të zyrtarëve të lartë të AKK-së. Përkrahet raporti i Komisionit Funksional në Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, si dhe propozimi i... lexo më shumë
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Komisioni rekomandoi katër kandidatë për Avokat të Popullit. lexo më shumë
Sahatqija priti sot në takim ambasadorin italian në Prishtinë, z. Andreas Ferrarese
Italia do ta përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian lexo më shumë