Lajmet e fundit
Mars 2015
- E Marte, 31.03.2015
Kryetari Veseli të mërkurën pret në takim ambasadorin e Izraelit, Yossef Levy
- E Marte, 31.03.2015
Kryetari Veseli priti një delegacion nga Rumania
Kryetari i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga delegacioni rumun mbështetjen e institucioneve rumune që Kosova të jetë pjesëmarrëse e nismave rajonale politike dhe ekonomike lexo më shumë
- E Marte, 31.03.2015
Kryetari Veseli takon Grupin e miqësisë Francë-Kosovë të Asamblesë Kombëtare të Francës
Në takim u bisedua për marrëdhëniet e deritashme shumë të mira ndërmjet dy parlamenteve, si dhe për nevojën që ka Kosova për mbështetje në integrimet evropiane dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. lexo më shumë
- E Marte, 31.03.2015
Kryetari Veseli mbajti fjalën hyrëse në tryezën lidhur me gjendjen e fundit të fëmijëve, grave dhe burrave në Kosovë
Mungesa e zhvillimit ekonomik po peshon rëndë në jetën e fëmijëve kosovarë, theksoi kryetari Veseli lexo më shumë
- E Marte, 31.03.2015
Vizitë e Grupit të miqësisë Francë - Kosovë në Kuvendin e Kosovës
Franca do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, në procesin e liberalizimit të vizave dhe për anëtarësim në BE. Parlamentarët francezë u takuan me anëtarët e Grupit të miqësisë të Kuvendit të Kosovës dhe Asamblesë Nacionale të Francës dhe me anëtarët e dy komisioneve... lexo më shumë
- E Marte, 31.03.2015
Deputetët Pajaziti dhe Rashiq marrin pjesë në Seminarin Rose-Roth në Beograd
Gjatë seminarin do të diskutohen pika të ndryshme me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë integrimin Euro-Altantik, bashkëpunimin rajonal, lutën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar lexo më shumë
- E Hënë, 30.03.2015
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Të enjten, më 2 prill, në orën 10:00, Kuvendi vazhdon punimet me pikat e mbetura nga seanca e kaluar, ndërsa në orën 14:00 zhvillon seancën e re. Kuvendi do të zhvillojë debat parlamentar lidhur me punën 100-ditëshe të kryeministrit Isa Mustafa dhe Programin Qeverisës lexo më shumë
- E Hënë, 30.03.2015
Kryetari Veseli të martën pret në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë nga Asambleja Nacionale e Francës
- E Hënë, 30.03.2015
Kryetari Veseli merr pjesë dhe mbanë fjalë rasti në tryezën lidhur me gjendjen e fundit të fëmijëve, grave dhe burrave në Kosovë
- E Hënë, 30.03.2015
Nga agjenda e Grupit të miqësisë Francë - Kosovë në Kuvendin e Kosovës
Parlamentarët francezë do të takohen me anëtarët e Grupit të miqësisë të Kuvendit të Kosovës dhe Asamblesë Nacionale të Francës dhe me anëtarët e dy komisioneve parlamentare lexo më shumë
- E Hënë, 30.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
U diskutua lidhur me realizimin e planit të punës për tremujorin e parë të vitit 2015, si dhe për gjendjen e zjarrfikësve në Kosovë lexo më shumë
- E Premte, 27.03.2015
Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
U përkrah Raporti i Auditimit të sistemeve të Prokurimit në Sektorin Shëndetësor dhe rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike. Nuk emërohet anëtari i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës. Nuk u përkrah formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar për Radiotelevizionin... lexo më shumë
- E Premte, 27.03.2015
Nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Kryeministri Mustafa paraqitet në interpelancë lidhur me përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, sipas kërkesës së GP të Vetëvendosjes. Me shumicë votash të deputetëve nuk miratohen rekomandimet e propozuesit të interpelancës. lexo më shumë
- E Premte, 27.03.2015
Përmbyllet edicioni IV i Javës së Gruas
- E Premte, 27.03.2015
Takim i Komisionit për Shëndetësi,Punë dhe Mirëqenie Sociale me kryeinspektorin e Punës, Basri Ibrahimi
- E Enjte, 26.03.2015
Mbledhja e Kuvendit
U përkrah Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Projektin për Efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërtëritshme, si dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit... lexo më shumë
- E Enjte, 26.03.2015
Kryeparlamentari Veseli mori pjesë në tubimet përkujtimore në Krushë
Krusha është vend i kujtesës sonë kombëtare. Janë vendet e kujtesës ato që mbajnë gjallë kombin, vetëdijen e tij, moralin e tij, idealet për të ardhmen e tij, tha kryetari Veseli lexo më shumë
- E Enjte, 26.03.2015
Kryeparlamentari Veseli priti shefin e Misionit të FMN-ës në Kosovë,z. Jacques Alain Miniane
Gjatë shqyrtimit të Buxhetit të Kosovës, të bëhet një rishikim i kujdesshëm i projeksioneve për të hyrat buxhetore lexo më shumë
- E Mërkure, 25.03.2015
Kryeparlamentari Veseli nesër merr pjesë në tubimet përkujtimore në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël
- E Mërkure, 25.03.2015
U nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet USAID-it dhe Kuvendit të Kosovës
Asistenca e USAID-it ka për qëllim që duke fuqizuar ekspertizën parlamentare dhe pjesëmarrjen qytetare, të fuqizohet vetë demokracia e re kosovare, tha kryetari Veseli lexo më shumë
- E Mërkure, 25.03.2015
Kryetari Veseli takoi drejtorin e Shoqatës ekonomike gjermane-kosovare, Prof. Pfluger
Kosova si vend nuk është i madh, por pasuritë e saj janë të mëdha, në vend të parë është faktori njeri. Do të përpiqemi maksimalisht që të krijojmë rrethana ligjore, lehtësira dhe përkrahje për investime në vendin tonë, tha kryetari Veseli lexo më shumë
- E Mërkure, 25.03.2015
Kryetari Veseli priti përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve
Pensionistët e Kosovës janë nënat dhe baballarët tanë, respektin ndaj të cilëve duhet ta kthejmë në jetë dinjitoze për ta, tha kryetari Veseli lexo më shumë
- E Mërkure, 25.03.2015
Nga takimi i Komisionit për fillimin e procedurës për emërimin e kandidatëve për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Konkursi do të publikohet më 27 mars dhe do të zgjasë 20 ditë lexo më shumë
- E Mërkure, 25.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Komisioni ndërmori nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës. Me këtë ligj synohet zgjidhja e çështjes financiare të RTK-ës lexo më shumë
- E Mërkure, 25.03.2015
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
Bashkëpunimi në mes të Komisionit për të Drejtat e Njeriut.... dhe Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 1655 personat e pagjetur, vazhdojnë të jenë plaga më e madhe e Kosovës së pasluftës. lexo më shumë
- E Marte, 24.03.2015
Kryetari Veseli ngushëllon familjarët e të vdekurve nga aksidenti ajror në Francë
Në këtë ditë të rëndë, i bashkohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të këtij aksidenti tragjik lexo më shumë
- E Marte, 24.03.2015
Kryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti një fjalë rasti në tryezën me temë: Të drejtat pronësore dhe trashëgimia
Mentaliteti patriarkal vazhdon të qëndrojë ulur këmbëkryq nëpër gjykatat tona, tha kryeparlamentari Veseli lexo më shumë
- E Marte, 24.03.2015
Nesër, nënshkruhet memorandum mirëkuptimi ndërmjet USAID-it dhe Kuvendit të Kosovës
Do të mbështeten hulumtimet parlamentare dhe pjesëmarrja politike e qytetarëve lexo më shumë
- E Marte, 24.03.2015
Nesër fillojnë procedurat për emërimin e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës
Takimin e Komisionin e ka ftuar dhe do ta drejtojë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lexo më shumë
- E Marte, 24.03.2015
U mbajt mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Komisioni përkrahu Propozim-vendimin e Qeverisës së Republikës së Kosovës për ndryshimin dhe shtimin e normave të akcizës për disa produkte lexo më shumë
- E Marte, 24.03.2015
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit, përkrahën procedimin e mëtejmë të tri projektligjeve që të miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. lexo më shumë
- E Marte, 24.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
U përkrah në parim Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Komisioni formoi grupin punues lidhur me nismën e Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. lexo më shumë
- E Marte, 24.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
U përkrah Projektligji nr. 05/L-03 për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës ose të Panelit për Lirim me Kusht, me amendamentet e komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. lexo më shumë
- E Marte, 24.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni përkrahu Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike. lexo më shumë
- E Marte, 24.03.2015
Kryeparlamentari Veseli sot merr pjesë dhe mbanë një fjalë rasti në tryezën me temë: Të drejtat pronësore dhe trashëgimia
- E Hënë, 23.03.2015
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Këtë javë Kuvendi mban dy seanca. Të enjten, më 26 mars, në orën 10:00, Kuvendi mblidhet në seancë të rregullt plenare, ndërkaq të premten, mbahet interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa lexo më shumë
- E Hënë, 23.03.2015
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
U diskutua për investimet e huaja. Zbatueshmëria e kontratave është problemi themelor në zbatimin e Ligjit për investimet e huaja. lexo më shumë
- E Hënë, 23.03.2015
Mbahet Java e Gruas
Një mundësi e ofruar ndaj vajzës, është një përpjekje më shumë për të thyer rrethin vicioz të varshmërisë, të varfërisë, të mospjesëmarrjes në të cilën gratë e gjejnë veten gjeneratë pas gjenerate, është mundësi që i ofrohet progresit, tha Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë edicionit të IV-të të Javës së... lexo më shumë
- E Shtune, 21.03.2015
Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...Muhamet Mustafa merr pjesë në një takim të Komitetit të Përgjithshëm për Ekonomi në Sofje
- E Premte, 20.03.2015
Kryeparlamentari Veseli u takua me kryetarin e Gjykatës Supreme të Panamasë, Jose Ayu Prado
Shkëmbimi i përvojave me Panamanë, me interes për Kosovën, theksoi z. Veseli lexo më shumë
- E Enjte, 19.03.2015
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
Ligji për investimet e huaja është ligj i zbatueshëm. lexo më shumë
- E Enjte, 19.03.2015
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Procesi për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit ka qenë transparent dhe në harmoni me ligjin. lexo më shumë
- E Mërkure, 18.03.2015
Kryekuvendari Veseli takoi kryetarin e EUROLAT-it, Leonel Bucaros
U diskutua për idenë e krijimit të një grupi parlamentar të miqësisë midis Kuvendit të Kosovës dhe EUROLAT-it lexo më shumë
- E Mërkure, 18.03.2015
Kryetari Veseli merr pjesë në inaugurimin e sesionit të parlamentit ndërkontinental EUROLAT
- E Mërkure, 18.03.2015
Ministrja për dialog, Edita Tahiri, raportoi në Komisionin për Punë të Jashtme
Dialogu ka forcuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe ka forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, ka theksuar Tahiri. Kryetari i Komisionit, Hoxhaj dhe anëtarë të tjerë nga radhët e koalicionit qeverisës e kanë përgëzuar ministren për punën e bërë në dialog me Serbinë, kurse anëtarët nga opozita i kanë bërë vërejtje... lexo më shumë
- E Mërkure, 18.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport
Ngritja e cilësisë në arsimim do të jetë prioritet i Ministrisë lexo më shumë
- E Mërkure, 18.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
- E Mërkure, 18.03.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Në Kosovë përafërsisht rreth 800 persona janë me sindromin Down. Duhet bërë gjithçka që është e mundur që këta persona të kenë trajtim konsekuent në tërë shoqërinë dhe në të gjitha sferat e jetës. lexo më shumë
- E Mërkure, 18.03.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës
Pas intervistimit me shkrim dhe me gojë të kandidatëve, Komisioni i dërgon Kuvendit tre emra për votim lexo më shumë
- E Marte, 17.03.2015
Kryetari Veseli takoi kryetarin e Parlamentit Latin-amerikan, Elias Castillo
- E Marte, 17.03.2015
Kryetari Veseli takoi Kryetarin e Asamblesë Nacionale të Panamasë, Adolfo Valderrama
- E Marte, 17.03.2015
Për mungesë kuorumi nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kjo e pamundëson mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit gjatë kësaj jave, në të cilën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të paraqitej në Interpelancë për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale. lexo më shumë
- E Marte, 17.03.2015
Një delegacion e shoqërisë civile të Qipros vizitoi Kuvendin e Kosovës
Në kuadër të lobimit për njohjen e Kosovës nga vendet e BE-së, delegacioni zhvilloi takime me Komisionin për Punë të Jashtme dhe me Grupin e Grave Deputete . Parlamentarët e Kosovës theksuan rëndësinë që ka njohja e shtetësisë së Kosovës nga Qiproja. Shoqëria civile dhe opinioni i gjerë në Qipro të njihen me realitetin në Kosovë,... lexo më shumë
- E Marte, 17.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Përkrahen dhe procedohen më tutje në Kuvend tri projektligje lexo më shumë
- E Marte, 17.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
U shqyrtua Projektligji nr. 05/L-09 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike me amendamentet e komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së lexo më shumë
- E Marte, 17.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
U përkrahën dy raporte me amendamente të grupit punues të komisionit. Formohet Nën-komisioni për Mandate, Imunitet dhe Rregulloren e Kuvendit. U miratua Plani i Veprimit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit 2013-2017 lexo më shumë
- E Marte, 17.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Është përkrahur Projektligji për veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve të ujësjellësit, ujërave të ndotura dhe të furnizuesve të ujit me shumicë, si dhe nisma legjislative e Projektligjit për kompleksin memorial Adem Jashari. lexo më shumë
- E Hënë, 16.03.2015
Kryetari Veseli zhvillon vizitë disaditore në Panama
Kreu i Kuvendit të Kosovës do të jetë i ftuar i nderit në seancën plenare inauguruese të Parlamentit Evropian-Amerikanolatin (EUROLAT), më 17 mars. Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me kryetarin e Parlamentin Amerikanolatin, Elias Castillo, deputetë të vendeve të ndryshme të kontinentit amerikan e të Bashkimit Evropian, si dhe me autoritete lokale lexo më shumë
- E Hënë, 16.03.2015
Të martën, mbahet testi me shkrim i kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese
- E Shtune, 14.03.2015
Në Tiranë po mbahet Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP)
Kosova në vitet e fundit është shembulli se si duhen adresuar sfidat me fqinjët, përfshirë dialogun me Serbinë, çështjen e demarkacioneve dhe tema të tjera të bashkëpunimit. lexo më shumë
- E Premte, 13.03.2015
U takua Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese
Komisioni vlerësoi se të nominuarit për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për tu zgjedhur. lexo më shumë
- E Premte, 13.03.2015
Kryeparlamentari Veseli takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, znj. Tuck
Në takim u vlerësua strategjia e partneritetit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës, për vitet 2012-2015. Kuvendi i Republikës së Kosovës në koordinim me Qeverinë e Kosovës do ti ratifikojë marrëveshjet me Bankën Botërore. lexo më shumë
- E Premte, 13.03.2015
Dëgjim publik i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Komisioni mbajti sot dëgjim publik lidhur me Raportin Vjetor të Auditimit, për vitin 2013 lexo më shumë
- E Premte, 13.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Komisioni përkrahu një sërë rekomandimesh për Ministrinë e Shëndetësisë dhe i procedoi në Kryesinë e Kuvendit, me kërkesën për debat parlamentar për sistemin e shëndetësisë. lexo më shumë
- E Premte, 13.03.2015
Sahatqija priti sot në takim ambasadoren turke në Kosovë, Songyl Ozan
- E Premte, 13.03.2015
Grupi i Grave Deputete e mirëpret zgjedhjen e deputetes, Aida Dërguti, nënkryetare të Kuvendit
Znj. Aida Dërguti është gruaja e parë e zgjedhur nga një parti shqiptare në këtë pozitë lexo më shumë
- E Enjte, 12.03.2015
Mbledhja e Kuvendit
Kuvendi miratoi Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Deputetët aprovuan edhe kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2015. lexo më shumë
- E Enjte, 12.03.2015
Të premten mblidhet Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese
- E Mërkure, 11.03.2015
Kryeparlamentari Veseli vizitoi Gjakovën
Kryetari i Kuvendit u prit nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit privat. Kryetari i Kuvendit tha se nevojiten veprime të përbashkëta konkrete nga institucionet dhe bizneset, të cilat do të ndikonin në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë. Gjakova ka qenë... lexo më shumë
- E Mërkure, 11.03.2015
Kryetari Veseli takoi ministren e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla
Kryetari i Kuvendit i falënderoi ministrat Nikolla e Bajrami për përkushtimin e tyre dhe angazhimin e vazhdueshëm drejt avancimit të arsimit në të dyja vendet lexo më shumë
- E Mërkure, 11.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri, dhe Mbikëqyrje të FSK-së
U përkrah për procedim në seancë plenare Projektligji Nr. 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit dhe i rekomandohet Kuvendit për miratim lexo më shumë
- E Mërkure, 11.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
Kërkohet që lista e kandidatëve për anëtarë tё Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore të jetë e kompletuar sipas dispozitave ligjore. Komisioni bisedoi edhe për çështjen e arsimimit në Luginën e Preshevës dhe në viset e banuara me shqiptarë në Malin e Zi. lexo më shumë
- E Mërkure, 11.03.2015
Sahatqija dhe Bajrami pjesëmarrëse në Konferencën e COSAP-it
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, ka informuar kryetarët e Komisioneve parlamentare për Integrime Evropiane të shteteve pjesëmarrëse në këtë konferencë, për të arriturat dhe adresimin e sfidave që dalin nga Strategjia për zgjerimin e Bashkimit Evropian 2014-2015, ndërkaq ka disktuar edhe për kultivimin e fqinjësisë së... lexo më shumë
- E Mërkure, 11.03.2015
Grupi i Grave Deputete dënon vrasjen e mjekes në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok
- E Marte, 10.03.2015
Kryeparlamentari Veseli nesër viziton Gjakovën
- E Marte, 10.03.2015
Kryeparlamentari Veseli ka takuar drejtuesin e Bankës Botërore për Kosovën, z. Olters
Kryetari Veseli shprehu falënderim për aktivitetet e ngjeshura të Bankës Botërore në Kosovë, duke theksuar nevojën e zgjerimit të fushave të bashkëpunimit lexo më shumë
- E Marte, 10.03.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni miratoi amendamentet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike. lexo më shumë
- E Marte, 10.03.2015
Nga Komisioni për Bujqësi
Lidhur me importin e grurit gjatë vitit 2014 dhe në tremujorin e këtij viti, Dogana dhe AUV-i, do të raportojnë me shkrim. lexo më shumë
- E Hënë, 09.03.2015
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Të enjten, më 12 mars, në orën 10:00, Kuvendi mblidhet në seancë plenare. Kryetari Veseli bëri të ditur se konform dispozitave ligjore dhe kushtetuese, shkresën e qeverisë lidhur me propozimet për amendamentim të Kushtetutës, do ta procedojë sot në Gjykatën Kushtetuese lexo më shumë
- E Hënë, 09.03.2015
Kryetari Veseli priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Talat Salem Radwan
Kryetari i Kuvendit falënderoi ambasadorin Radwan për kontributin e dhënë nga Arabia saudite në momente caktuara për Kosovën, për njohjen e saj, si dhe ndikimin që Arabia Saudite ushtron në vendet tjera të botës arabe në funksion të njohjes së Republikës së Kosovës lexo më shumë
- E Hënë, 09.03.2015
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Anëtarët e Komisionit miratuan Projektligjin nr. 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konfliktet e armatosura jashtë territorit të shtetit. lexo më shumë
- E Hënë, 09.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
U diskutua për raportin nga vizita e Komisionit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Komisioni përmes një shkrese kërkon nga AKK-ja deklaratat financiare të zyrtarëve të lartë të AKK-së. Përkrahet raporti i Komisionit Funksional në Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, si dhe propozimi i... lexo më shumë
- E Hënë, 09.03.2015
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Komisioni rekomandoi katër kandidatë për Avokat të Popullit. lexo më shumë
- E Hënë, 09.03.2015
Sahatqija priti sot në takim ambasadorin italian në Prishtinë, z. Andreas Ferrarese
Italia do ta përkrah Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian lexo më shumë
- E Diel, 08.03.2015
Kryetari Veseli takoi gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, Maqedonisë e Kosovës, si dhe gratë politikane nga Mali i Zi e Presheva
Arsimimi cilësor është rruga më e mirë për tia mundësuar femrës përfshirjen në jetën politike dhe ekonomike, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli lexo më shumë
- E Diel, 08.03.2015
Seancë e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe gratë politikane nga Mali i zi dhe Presheva
Moto e diskutueseve ishte angazhimi më i denjë për pjesëmarrje të barabartë të grave në politikë dhe në rrjedhat e gjithmbarshme shoqërore-ekonomike Pjesëmarrëset miratuan një Deklaratë lexo më shumë
- E Premte, 06.03.2015
Kryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalim në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari
Atë ditë në Prekazin e Adem Jasharit mbyllej një epokë, ndërsa fillonte një epokë e re: ajo e çlirimit përfundimtar të Kosovës. Personalitete të mëdha historike janë ata që veprojnë në përputhje me nevojat e historisë, e figura e Adem Jasharit e ka këtë përmasë lexo më shumë
- E Premte, 06.03.2015
Kryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz
Përulemi para varrit të tyre me dinjitet e respekt. Njëkohësisht, le të jetë një nxitje më e madhe për ne që të jemi më të përgjegjshëm dhe më të vendosur në rrugën drejt prosperimit dhe fuqizimit të shtetit tonë në zhvillimin ekonomik dhe integrimet nacionale e ndërkombëtare, tha kryetari Veseli, pas homazheve në Kompleksin Memorial lexo më shumë
- E Premte, 06.03.2015
Më 8 mars - seancë e përbashkët e deputeteve
- E Premte, 06.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Anëtarët e komisionit zhvilluan një takim me shefin e Zyrës ë BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar. U përkrah për procedim në seancë plenare Projektligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së lexo më shumë
- E Premte, 06.03.2015
Katër deputete të Kosovës morën pjesë në një konferencë organizuar nga Parlamenti Europian
"Pjesëmarrja e grave ne politike, ne vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, ishte tema e konferencës në të cilën morën pjesë deputetet e Kuvendit të Kosovës: Alma Lama, Luljeta Veselaj-Gutaj, Aida Dërguti dhe Mufera Sinik lexo më shumë
- E Premte, 06.03.2015
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport do të vizitojë Luginën e Preshevës.
- E Enjte, 05.03.2015
Të premten, kryeparlamentari Veseli do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe do të mbajë një fjalë rasti në Akademinë përkujtimore
- E Mërkure, 04.03.2015
Kryetari Veseli takoi ish-deputetët e Deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut
Liria dhe pavarësia e Kosovës është një vepër e madhe e popullit të Kosovës, ku të gjitha gjeneratat, në kohë dhe rrethana të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre, e pra edhe delegatët e 2 korrikut lexo më shumë
- E Mërkure, 04.03.2015
Kryetari i Kuvendit takoi përfaqësuesit e organizatave që merren me të zhdukurit e luftës së fundit
U mirëprit ideja e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli që në nivel vendi të organizohet Java e të zhdukurve, ndërsa nga fundi i marsit apo fillimi i prillit të këtij viti të mbahet një seancë parlamentare kushtuar personave të pagjetur dhe derisa të fillojë puna në Muzeun kushtuar të pagjeturve, të ngritet pllaka memoriale brenda Kuvendit kushtuar... lexo më shumë
- E Mërkure, 04.03.2015
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Raporti i Auditimit të Sistemeve të Prokurimit në Sektorin Shëndetësor, ishte temë diskutimi në dëgjimin publik të mbajtur nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lexo më shumë
- E Mërkure, 04.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Përkrahen taksat vjetore për vitin 2015 të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës lexo më shumë
- E Marte, 03.03.2015
Kryetari Veseli takoi përfaqësues të institucioneve ekonomike, vendore e ndërkombëtare
Është interes vital që legjislacioni të jetë stimulues për biznesin, e jo ta ngulfatë atë, theksoi kryeparlamentari Veseli lexo më shumë
- E Marte, 03.03.2015
Kryetari Veseli takoi drejtoren ligjore të EBU-së, znj. Jane Vizard
Kryetari i Kuvendit falënderoi znj. Vizard për mbështetjen e madhe, sidomos në ekspertizë, që EBU-ja i ka dhënë në vazhdimësi RTK-së lexo më shumë
- E Marte, 03.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Rënia e numrit të ankesave, është treguesi më i mirë i avancimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve, thanë përfaqësuesit e ZRRE-së dhe KEDS-it. lexo më shumë
- E Marte, 03.03.2015
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media takoi përfaqësuesit e EBU-së
Vëmendja e pjesëmarrësve të takimit u përqendrua në pozitën e transmetuesit publik në Kosovë, si dhe ndryshimi i Ligjit, posaçërisht kur është fjala për financimin e RTK-ës lexo më shumë
- E Marte, 03.03.2015
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
Në mbledhjen e sotme të Komisionit raportoi drejtor i AKI-së lexo më shumë
- E Marte, 03.03.2015
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut takoi ambasadoren e Zvicrës
Avokati i Popullit duhet të zgjidhet në një proces cilësor dhe transparent, tha ambasadorja, Lang. lexo më shumë
- E Hënë, 02.03.2015
Kryetari Veseli nesër takohet me përfaqësues të institucioneve ekonomike, vendore e ndërkombëtare
- E Hënë, 02.03.2015
Kryetari Veseli priti ambasadoren e Belgjikës, jorezidente për Kosovë, Anick Van Calster
Kryeparlamentari Veseli e njoftoi diplomaten belge për zhvillimet aktuale në vendin tonë, si dhe për angazhimet institucioneve të Kosovës për krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lexo më shumë
- E Hënë, 02.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane, lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave lexo më shumë
- E Hënë, 02.03.2015
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
U diskutua lidhur me nismën e Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. U shqyrtuan propozimet për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës lexo më shumë
- E Hënë, 02.03.2015
Përfundoi afati i konkursit për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Kanë aplikuar nëntë konkurrent Do të vazhdojë proceduara e përzgjedhjes konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. lexo më shumë