Lajmet e fundit
E Hënë, 02.02.2015
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kuvendi do të mblidhet të enjten, në orën 10:00, në të cilën do të paraqitet në interpelancë kryeministri Isa Mustafa lexo më shumë
Kryeparlamentari Veseli priti ministrin shqiptar të Drejtësisë, Nasip Naço
U shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë, si dhe u shqyrtuan mundësitë e përafrimit të mëtejmë të të dyja vendeve, në të gjithë lëmenjtë lexo më shumë
Kryeparlamentari Veseli priti ambasadorin norvegjez, Braathu
U shpreh interesim për ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në rrafshin parlamentar Ambasadori Braathu konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Norvegjisë për Kosovën edhe në vitet e ardhshme lexo më shumë
Kryeparlamentari Veseli priti ambasadorin e Malit të Zi, Radovan Miljaniq
Kryetari Veseli vlerësoi lart bashkëpunimin e deritashëm që Prishtina dhe Podgorica kanë kultivuar ndërmjet tyre, ndërsa potencoi pritjet e tij që ky bashkëpunim në rrafshin parlamentar të avancohet më tej lexo më shumë
Kryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Ambasadën Bullgare, me rastin e vdekjes së ish-presidentit Zhelyu Zhelev
Zhelev ishte një zë i fuqishëm i disidencës për lirinë njerëzore dhe më pas një nga politikanët udhëheqës në transformimin e vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore nga tirania në demokraci lexo më shumë
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri, dhe Mbikëqyrje të FSK-së
Në mbledhjen e sotme të Komisionit raportoi ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, lidhur me protestat e 27 janarit, si dhe për rastin e shtetasit serb, Sllobodan Gavriq, në veturën e të cilit janë gjetur 12.2 kilogramë eksploziv në Prishtinë. lexo më shumë