Lajmet e fundit
Shkurt 2015
- E Premte, 27.02.2015
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik
Të ndryshohet pika 11.3 e nenit 3 në Projektligjin për ndërmarrjet publike. lexo më shumë
- E Premte, 27.02.2015
Komisioni për Buxhet dhe Financa
Përkrahet Raporti i Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2014 dhe procedohet më tej në Kryesinë e Kuvendit lexo më shumë
- E Premte, 27.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
Draft-ligji për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës ka përfunduar dhe ky draft gjatë javës së ardhshme do të procedohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kështu kanë bërë të ditur ministri i FSK-së Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati gjatë raportimit të tyre në Komision lexo më shumë
- E Premte, 27.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport
Sfidë për Këshillin Shtetëror të Cilësisë është përballimi i shpenzimeve gjatë procesit të vlerësimit të programeve të institucioneve Të investohet më shumë në infrastrukturën e arsimit të lartë lexo më shumë
- E Enjte, 26.02.2015
Nga mbledhja plenare e Kuvendit
Deputetët përkrahën propozimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Rexhep Gashi zgjedhet anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës. Kuvendi formoi edhe Komisionin Ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. lexo më shumë
- E Enjte, 26.02.2015
Kryeparlamentari Veseli vizitoi Ndërmarrjen Trepça
Kreu i Kuvendit u prit në takim nga menaxhmenti i Trepçës dhe takoi disa familje që jetojnë në Qendrën Kolektive në Stantërg. Kryetari Veseli zhvilloi një vizitë të veçantë në horizontet e minierës, në thellësi prej 600 metrash, në të cilat u njoh nga afër me kushtet në të cilat veprojnë dhe punojnë minatorët lexo më shumë
- E Enjte, 26.02.2015
Kryetari Veseli priti ambasadorin e Irlandës jorezident për Kosovë, Kevin Dowling
Republika e Irlandës ka qenë afër Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, duke dhënë kontribut të çmueshëm në këtë drejtim lexo më shumë
- E Mërkure, 25.02.2015
Kryeparlamentari Veseli mori pjesë në tryezën: Inkurajimi i pjesëmarrjes qytetare përmes transparencës parlamentare dhe me një fjalë hyrëse hapi punimet e saj
Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se nuk mjafton vetëm njëherë në katër vjet të pyeten qytetarët se si nga kush duan të qeverisen, por është nevojshme që gjithë kohën ata të jenë pjesë aktive në procesin e krijimit të ligjeve dhe hartimit të politikave publike lexo më shumë
- E Mërkure, 25.02.2015
Kryetari Veseli takoi kryetarin e Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Preng Gjetajn
Dhimbja e familjarëve dhe të dashurve të personave të zhdukur vijon të jetë prekëse për të gjithë ne. Duhet angazhim maksimal institucional që ky proces i dhimbshëm për të gjithë neve të përmbyllet, theksoi kryetari Veseli lexo më shumë
- E Mërkure, 25.02.2015
Kryetari Veseli takoi asamblistët shqiptarë nga komunat veriore të Kosovës
Në takim u trajtuan çështjet jetike për banorët shqiptarë të veriut të vendit, siç janë: lëvizja e lirë, punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve lexo më shumë
- E Mërkure, 25.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Reforma e administratës publike është me interes të veçantë lexo më shumë
- E Mërkure, 25.02.2015
Nga Komisioni për Bujqësi
Gruri i importuar, i plotëson të gjitha kriteret fitosanitare dhe është i sigurt për tu përdorur si ushqim, tha zv. drejtori i AUV-it, Naser Krasniqi. lexo më shumë
- E Marte, 24.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Objektiv primar i MI-së në sektorin e infrastrukturës rrugore do të jetë integrimi i rrjetit të transportit të Kosovës, në kuadër të rrjetit të transportit të Evropës Juglindore, tha ministri, Zharku. lexo më shumë
- E Marte, 24.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U përkrah Plani i buxhetit për Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për vitin 2015 lexo më shumë
- E Marte, 24.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
Projektligji Nr. 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit procedohet në mbledhje të Kuvendit lexo më shumë
- E Marte, 24.02.2015
Nuk u mbajt dëgjimi publik i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe i Komisionit për Shëndetësi
Për shkak të mosprezencës së ministrit të MSH-së, dëgjimi publik është shtyer për javën e ardhshme lexo më shumë
- E Marte, 24.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së
Komisioni miratoi propozim- amandamentet e Rregullores së Punës së Komsionit lexo më shumë
- E Hënë, 23.02.2015
Kryeparlamentari Veseli priti kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin
Të dy homologët u pajtuan që të shtohen angazhimet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërparlamentare. Kryetari Veseli e konsideroi të vyer për Kosovën dhe Kuvendin e saj përvojën e gjatë demokratike e parlamentare të Suedisë lexo më shumë
- E Hënë, 23.02.2015
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kuvendi do të mbajë seancë plenare të enjten, më 26 shkurt, në të cilën do të shqyrtohen dy propozime dhe do të formohet një komision ad-hoc lexo më shumë
- E Hënë, 23.02.2015
Nënkryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe ajo e Komisionit për Integrime Evropiane, takuan kryeparlamentarin suedez, Urban Ahlin
Suedia mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës, në rrugën e saj të integrimit, tha kryeparlamentari suedez, Urban Ahlin. lexo më shumë
- E Hënë, 23.02.2015
Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Ahlin, takoi edhe përfaqësues të opozitës:Kurti dhe Kadaj Bujupi
U bisedua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për gjendjen socio-ekonomike, si dhe për çështjen e emigrimit të qindra-mijëra qytetarëve të Kosovës. lexo më shumë
- E Hënë, 23.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion...
Anëtarët e komisionit mbështetën formimin e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, si dhe formuan grupin punues lidhur me mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lexo më shumë
- E Diel, 22.02.2015
Kryetari Veseli, të hënën do të takohet me kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin
- E Diel, 22.02.2015
Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Ahlin, do të takohet edhe me drejtues të komisioneve parlamentare e të subjekteve politike
- E Premte, 20.02.2015
Ministri i Diasporës, Murati, raportoi në Komisionin për Punë të Jashtme
Mërgata dhe diaspora jonë në botë mund të luajnë rol të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe afirmimin ndërkombëtar të kulturës sonë. Me ministritë e arsimit dhe të kulturës në Kosovë dhe Shqipëri po punojmë ngushtë për mësimin plotësues të gjuhës amtare nga nxënësit e mërgatës sonë. Janë krijuar shoqata të ndryshme... lexo më shumë
- E Mërkure, 18.02.2015
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Legjislacion....
Komisioni mbajti sot dëgjim publik me temën: Gjykata speciale, procesi i përgatitjes së legjislacionit dhe kushtetutshmëria e saj lexo më shumë
- E Mërkure, 18.02.2015
Komisioni për Buxhet dhe Financa
Përkrahet Raporti i Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2014 dhe procedohet më tej në Kryesinë e Kuvendit lexo më shumë
- E Mërkure, 18.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion...
U përkrahën propozimet për emërimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe propozimi i Fakultetit Juridik për emërimin e anëtarit Rexhep Gashi në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës lexo më shumë
- E Mërkure, 18.02.2015
Takim i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media me udhëheqjen e RTK-ës
Vëmendja e diskutuesve përqendrohej në çështjen e buxhetit, zbatimit konsekuent të ligjit, cilësisë së emisioneve, ndarjen sa më të mirë të mjeteve edhe për programet në gjuhët e komuniteteve, nepotizmin, çështjen e pronës së RTK-ës, të cilën ky medium ende nuk e ka zgjidhur, pastaj përfaqësimit më të mirë të femrës në këtë... lexo më shumë
- E Mërkure, 18.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
U shqyrtua Projektligji Nr. 05/L-02 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Ministri i FSK-së do të raportojnë në komision më 27 shkurt lexo më shumë
- E Mërkure, 18.02.2015
Ka përfunduar afati i konkurrimit për postin e Avokatit të Popullit
Kanë aplikuar 18 kandidatë. Komisioni për të Drejtat e Njeriut do ti ndërmarrë procedurat e nevojshme për përzgjedhjen e tre kandidatëve, të cilët ia propozon Kuvendit për votim. Deputetët do të vendosin për njërin nga ta në seancë plenare të Kuvendit. lexo më shumë
- E Marte, 17.02.2015
Kuvendi shënoi shtatëvjetorin e Pavarësisë
Në seancën solemne , pos deputetëve dhe Kabinetit qeveritar, merrnin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, kori diplomatik, si dhe ish udhëheqës të lartë shtetërorë të Kosovës dhe të Shqipërisë, personalitete të shquara të rezistencës kombëtare, të kulturës, të shkencës dhe të fesë, si dhe deputetë... lexo më shumë
- E Marte, 17.02.2015
Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të mbajtur në seancën solemne të Kuvendit, me rastin e 7 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
- E Marte, 17.02.2015
Fjala e kryeministrit Isa Mustafa në shtatë vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
- E Marte, 17.02.2015
Kryeparlamentari Veseli vizitoi Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve
Kryetari i Kuvendit tha se Prekazi është vend i përkujtimit dhe njëkohësisht i reflektimit se sa shumë duhet bërë ende për vendin tonë. Kryetari Veseli vizitoi edhe Kullën e Jasharajve, ku u prit nga Murat Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes Jashari lexo më shumë
- E Marte, 17.02.2015
Kryekuvendari Veseli bëri homazhe pranë varrit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova
Përkujtojmë sot liderin e lëvizjes pacifiste Ibrahim Rugova dhe në të njëjtën kohë e përkujtojmë edhe lëvizjen e rezistencës së armatosur të komandantit legjendar Adem Jashari, tha kryekuvendari Veseli lexo më shumë
- E Hënë, 16.02.2015
Kryeparlamentari Veseli nesër do të bëjë vizitë shtetërore në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe te varri i ish-presidentit Rugova
- E Hënë, 16.02.2015
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Me rastin e 7-vjetorit të pavarësisë Kosovës, nesër, në orën 15:00, Kuvendi mban seancë solemne. Kryesia shqyrtoi edhe disa kërkesa e rekomandime lexo më shumë
- E Hënë, 16.02.2015
Kryeparlamentari Veseli mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit Republika ime
Gjatë vizitës në panair, kryetari Veseli takoi prodhuesit vendorë, nga të cilët u njoftua për punën e tyre dhe problemet me të cilat ballafaqohen, qoftë në procesin e prodhimit, qoftë në atë të plasimit në tregje lexo më shumë
- E Hënë, 16.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka raportuar sot lidhur me procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë për procesin e Stabilizim- Asociimit dhe Liberalizimin e Vizave lexo më shumë
- E Hënë, 16.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Duhet të vazhdojë nisma legjislative për hartimin e Projektligjit për veprimtaritë e ofruesve të shërbimeve të ujësjellësit, ujërave të ndotura dhe të furnizuesve të ujit me shumicë. lexo më shumë
- E Hënë, 16.02.2015
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Komisioni formoi Panelin Intervistues për përzgjedhjen e kandidateve për Avokat të Popullit. lexo më shumë
- E Hënë, 16.02.2015
Deputetët Kadaj-Bujupi dhe Pajaziti po marrin pjesë në programin studimor Lidershipi në Ekonominë Digjitale në SHBA
Programi përqendrohet kryesisht në trendet që ndërlidhen me ndikimin e teknologjisë informative në politikën globale dhe lokale. Do të zhvillohen aktivitete të shumta në Kongresin e SHBA-ve, në Shtëpinë e Bardhë, si dhe në institucione e organizata joqeveritare që punojnë në zhvillimin e demokracisë. lexo më shumë
- E Premte, 13.02.2015
Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
Opozita shprehet kundër Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike. Kuvendi me shumicë votash miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike. lexo më shumë
- E Premte, 13.02.2015
Kryetari Veseli zhvilloi një takim me gratë deputete të Kuvendit
Kryetari Veseli theksoi se liria e mediave dhe transparenca e punës së institucioneve është e padiskutueshme, por raportimet paragjykuese, të cilat cenojnë personalitetin dhe dinjitetin e secilit, pra edhe të deputeteve dhe deputetëve, janë të papranueshme lexo më shumë
- E Premte, 13.02.2015
Sahatqija u takua me përfaqësues të OSBE-së në Vjenë
Udiskutua për çështjen e barazisë gjinore në Kosovë dhe përfaqësimin e gruas në institucione, si dhe për liberalizimin e vizave lexo më shumë
- E Premte, 13.02.2015
Bislimi priti sot në takim ambasadoren zvicerane, znj. Lang
U diskutua për mundësinë e bashkëpunimit të Komisionit me ambasadën zvicerane lexo më shumë
- E Enjte, 12.02.2015
Mbledhja e Kuvendit
Marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën, ligjet dhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, që ka të bëjë me bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, tha kryeministri Mustafa. Opozita shprehet kundër marrëveshjes lexo më shumë
- E Mërkure, 11.02.2015
Kryetari Veseli mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi kontributin e madh që Shqipëria në kohë dhe rrethana të ndryshme ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe në konsolidimin e shtetit të saj në planin ndërkombëtar lexo më shumë
- E Mërkure, 11.02.2015
Kryetari i Kuvendit, Veseli, u takua me ish-presidentët Meidani, Moisiu e Topi
Kryeparlamentari Veseli falënderoi tre ish-drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar për kontributin e dhënë gjatë presidencës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës lexo më shumë
- E Mërkure, 11.02.2015
Kryeparlamentari Veseli u takua me ish-kryeministrin Berisha
Kryeparlamentari Veseli i shprehu ish-kryeministrit shqiptar falënderime të veçanta për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, gjatë veprimtarisë së tij politike e me përgjegjësi shtetërore lexo më shumë
- E Mërkure, 11.02.2015
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, vizitoi familjet e dëshmorëve Indrit Cara e Tahir Sinani
Ju, familje të dëshmorëve, jeni pjesë e krenarisë dhe e lirisë së Kosovës, sepse i dhatë asaj bijtë tuaj më të mirë. Kosova u është përherë mirënjohëse të gjithë luftëtarëve nga Shqipëria, të cilët iu bashkuan luftës çlirimtare në Kosovë, theksoi kryeparlamentari Veseli lexo më shumë
- E Mërkure, 11.02.2015
Agim Çeku raportoi para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Prezantohet puna e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së. Për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së kanë aplikuar 66500 persona. Listat e plota të veteranëve do të publikohen më 20 shkurt 2015. lexo më shumë
- E Mërkure, 11.02.2015
Komisioni për Arsim...takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti
Çështja e arsimit, që nga ai parashkollor e deri në atë të mesëm, është prioritet i institucioneve të Komunës lexo më shumë
- E Mërkure, 11.02.2015
Daut Haradinaj mori pjesë në sesionin e SEECP-it që u mbajt në Stamboll
Me gjithë kundërshtinë serbe, Kosova mori pjesë me të drejta të barabarta në këtë takim rajonal. Në sesione pune u bisedua për bashkëpunimin parlamentar në fushën e drejtësisë, të ekonomisë, për luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar në rajon dhe kundër terrorizmit. Mysafirët e lavdërojnë Qeverinë turke për menaxhimin e... lexo më shumë
- E Mërkure, 11.02.2015
Deputetja Brovina priti ambasadoren e Zvicrës në Kosovë znj. Lang
U bisedua për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, në fusha të ndryshme, si dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi. Të ofrohen trajnimeve të kuadrove të sektorit të shëndetësisë me qellim të trajtimit të pacienteve brenda Kosovës. Të lidhen marrëveshje ndërshtetërore për sigurimet... lexo më shumë
- E Marte, 10.02.2015
Kryeparlamentari Veseli po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri
Kreu i Kuvendit të Kosovës takoi kryeparlamentarin Meta dhe presidentin Nishani. Gjatë takimeve u diskutuan tema të interesit reciprok. Kryetari Veseli foli për iniciativën e kooperimit parlamentar ndër regjional në Ballkanin Perëndimor lexo më shumë
- E Marte, 10.02.2015
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Në këtë takim të përzemërt e miqësor, bashkëbiseduesit diskutuan për mënyrat e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe, me theks të veçantë, për realizimin e zotimeve të marra nga qeveritë respektive lexo më shumë
- E Marte, 10.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Komisioni vendosi që në mbledhjen e radhës të ftojë për raportim ministrin e Integrimeve Evropiane dhe të shqyrtojë Planin e Veprimit për MSA-në. U formuan grupe pune për monitorimin e dy ligjeve lexo më shumë
- E Marte, 10.02.2015
Komisioni për Arsim...kishte një takim me përfaqësuesit e universiteteve dhe kolegjeve private të Kosovës
- E Marte, 10.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
MTI-ja, synon që të ndalë trendin e rënies së investimeve të huaja. Heqja e taksave dhe koncentrimi më i madh në sektorin privat, do të ndikojë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, tha ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami. lexo më shumë
- E Marte, 10.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Komisioni vendosi që të shpallë konkurs për përzgjedhjen e kandidatit për kryesues të komisionit shqyrtues në Zyrën e Rregullatorit për ujësjellës dhe kanalizim. lexo më shumë
- E Marte, 10.02.2015
Komisioni për Zhvillim Ekonomik takoi përfaqësues nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë
- E Marte, 10.02.2015
Komisioni për Arsim...vizitoi Rektoratin e Universitetit të Prishtinës
Përmirësimi i cilësisë së studimeve-sfidë parësore e subjekteve universitare lexo më shumë
- E Marte, 10.02.2015
Nait Hasani priti shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad
- E Marte, 10.02.2015
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Komisioni diskutoi për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. lexo më shumë
- E Marte, 10.02.2015
Nga takimi i Grupit të Grave Deputete me NDI-në
Në këtë sesion pune u sheshuan angazhimet e deritashmet, sfidat, të arriturat dhe e ardhmja e GGD-së. lexo më shumë
- E Hënë, 09.02.2015
Kryeparlamentari Veseli do të vizitojë Shqipërinë
Gjatë kësaj vizite, kryeparlamentari Veseli do të ketë takime të ngjeshura me drejtuesit kryesorë institucionalë të Shqipërisë dhe përfaqësues të tjerë të politikës shqiptare lexo më shumë
- E Hënë, 09.02.2015
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Të enjten, më 12 shkurt, Kuvendi mban mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohet propozim-programi i punës së Kuvendit për vitin 2015, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike dhe dy propozime lexo më shumë
- E Hënë, 09.02.2015
Kryeparlamentari Veseli priti shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar
Temë bosht e këtij takimi ishte agjenda legjislative e Kuvendit për vitin 2015, përkatësisht ligjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Kosovës lexo më shumë
- E Hënë, 09.02.2015
Nga mbledhja e Komisionit për punë të Jashtme
Raportoi ministri i Ministri së për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli. Ministria e gatshme të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes kurse FSK-ja të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës. Punë e madhe dhe e palodhshme për bashkëpunim të suksesshëm rajonal dhe ndërkombëtar, për anëtarësim të vendit në NATO dhe në... lexo më shumë
- E Hënë, 09.02.2015
Sahatqija takoi ambasadoren franceze, Maryse Daviet
U diskutua për rritjen e bashkëpunimit të Komisionit për Integrime Evropiane me Kuvendin Kombëtar Francez lexo më shumë
- E Premte, 06.02.2015
Kryeparlamentari Veseli takoi drejtuesit e komisioneve parlamentare
Të shtohet efikasiteti i punës së komisioneve parlamentare. Të ngritet aspekti mbikëqyrës i Kuvendit, sidomos monitorimi i zbatimit të ligjeve. Të vihet rregull në funksionimin e agjencive të pavarura që i përgjigjen Kuvendit. lexo më shumë
- E Premte, 06.02.2015
Të hënën hapet konkursi për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese
Komisioni për fillimin e procedurës për emërimin e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, vendosi që konkursi të shpallet më 9 shkurt dhe të qëndrojë i hapur 20 ditë lexo më shumë
- E Premte, 06.02.2015
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, u takua me përfaqësues të shoqërisë civile
Fuqizim i bashkëpunimit mes Komisionit dhe Shoqërisë Civile lexo më shumë
- E Premte, 06.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Synohet nivel më i lartë bashkëpunimi e partneriteti, sidomos në fazën e hulumtimeve, shqyrtimit dhe amendamentimit të projektligjeve, madje për disa projektligje, që në zanafillë lexo më shumë
- E Enjte, 05.02.2015
Nga mbledhja plenare e Kuvendit
U tërhoq kërkesa për interpelancë të kryeministrit Isa Mustafa. Kuvendi miratoi Rezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës dhe formoi Komisionin ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media lexo më shumë
- E Mërkure, 04.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Arsim,Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
- E Mërkure, 04.02.2015
Komisioni për Media... dhe INDEP mbajtën një tryezë me temë Korniza ligjore që determinon lirinë e shprehjes në Kosovë
Sa i përket kuadrit ligjor nga lëmi i lirisë së mediave, Kosova qëndron mirë në Rajon dhe më gjerë, madje ajo ka legjislacion të avancuar edhe në mbrojtjen e burimeve të gazetarit, mirëpo çështje është krijimi i mekanizmave për zbatimin e ligjeve në këtë lëmë lexo më shumë
- E Mërkure, 04.02.2015
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik..
U shqyrtua dhe u miratua në parim Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Anëtarët e Komisionit insistuan që të ndryshohet neni 3, paragrafi 11.3, që ka të bëjë me regjistrimin e ndërmarrje publike, e që implikon komunat. lexo më shumë
- E Marte, 03.02.2015
Kryeparlamentari Veseli takoi drejtuesit e Qendrës së Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura
Kryetari Veseli u njoh nga drejtuesit e kësaj qendre me aktivitetet që ajo ofron në ndërtimin e kapaciteteve dhe mbështetje me këshilla për komisionet parlamentare që mbulojnë fushën e sigurisë lexo më shumë
- E Marte, 03.02.2015
Kryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Ambasadën e Gjermanisë
Kreu i Kuvendit të Kosovës u nënshkrua në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, me rastin e vdekjes së ish-presidentit Richard von Weizsäcker lexo më shumë
- E Marte, 03.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Komisioni përkrahu kërkesën për përzgjedhjen e Auditorëve të jashtëm për Auditimin e Bankës Qendrore të Kosovës. lexo më shumë
- E Hënë, 02.02.2015
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kuvendi do të mblidhet të enjten, në orën 10:00, në të cilën do të paraqitet në interpelancë kryeministri Isa Mustafa lexo më shumë
- E Hënë, 02.02.2015
Kryeparlamentari Veseli priti ministrin shqiptar të Drejtësisë, Nasip Naço
U shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë, si dhe u shqyrtuan mundësitë e përafrimit të mëtejmë të të dyja vendeve, në të gjithë lëmenjtë lexo më shumë
- E Hënë, 02.02.2015
Kryeparlamentari Veseli priti ambasadorin norvegjez, Braathu
U shpreh interesim për ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në rrafshin parlamentar Ambasadori Braathu konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Norvegjisë për Kosovën edhe në vitet e ardhshme lexo më shumë
- E Hënë, 02.02.2015
Kryeparlamentari Veseli priti ambasadorin e Malit të Zi, Radovan Miljaniq
Kryetari Veseli vlerësoi lart bashkëpunimin e deritashëm që Prishtina dhe Podgorica kanë kultivuar ndërmjet tyre, ndërsa potencoi pritjet e tij që ky bashkëpunim në rrafshin parlamentar të avancohet më tej lexo më shumë
- E Hënë, 02.02.2015
Kryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Ambasadën Bullgare, me rastin e vdekjes së ish-presidentit Zhelyu Zhelev
Zhelev ishte një zë i fuqishëm i disidencës për lirinë njerëzore dhe më pas një nga politikanët udhëheqës në transformimin e vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore nga tirania në demokraci lexo më shumë
- E Hënë, 02.02.2015
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri, dhe Mbikëqyrje të FSK-së
Në mbledhjen e sotme të Komisionit raportoi ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, lidhur me protestat e 27 janarit, si dhe për rastin e shtetasit serb, Sllobodan Gavriq, në veturën e të cilit janë gjetur 12.2 kilogramë eksploziv në Prishtinë. lexo më shumë