Lajmet e fundit
Maj 2014
- E Shtune, 17.05.2014
Filloi punën konferenca rajonale me temë : " Së bashku për më shumë transparencë dhe përgjegjësi politike
Pjesëmarrësve me një fjalë rasti iu drejtua kryekuvendari Krasniqi Gjithë puna e Kuvendit ka qenë në dispozicion në mënyrë të shumanshme para publikut, pra ka qenë transparente Po të shikohet volumi, gjatë Legjislaturës së Katërt është bërë punë më së shumti, por disiplina e deputetëve nuk ka qenë në nivelin e duhur lexo më shumë
- E Premte, 16.05.2014
Të shtunën, fillon në Prishtinë konferenca ndërkombëtare me temë : " Së bashku për më shumë transparencë dhe përgjegjësi politike
Pjesëmarrësve me një fjalë rasti do t iu drejtohet kryekuvendari Krasniqi lexo më shumë
- E Premte, 16.05.2014
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Sheholli
Me rastin e vdekjes së atdhetarit Hakif Sheholli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi familjes së tij këtë telegram ngushëllimi lexo më shumë
- E Mërkure, 14.05.2014
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon homologun e tij turk, Cemil Çiçek
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi kryetarit të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Cemil Çiçek, me rastin e tragjedisë së shkaktuar nga shpërthimi në një minierë në Manisa të Turqisë. lexo më shumë
- E Marte, 13.05.2014
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Kryesia shqyrtoi dhe miratoi Raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2014. Auditimin e pasqyrave vjetore financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2013 do ta bëjë kompania audituese Deloitte Kosova SHPK. lexo më shumë
- E Diel, 11.05.2014
Përmbylli punimet Asambleja Parlamentare e shteteve të Evropës Juglindore
Pjesëmarrësit e Asamblesë, kryetarë të parlamenteve të vendeve të rajonit, në fund miratuan një deklaratë të përbashkët . Kosova, në cilësi të mysafirit të vecantë, u përfaqësua nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili iu adresua Asamblesë me një fjalim lexo më shumë
- E Shtune, 10.05.2014
Kryeparlamentari Krasniqi iu drejtua me një fjalë Asamblesë Parlamentare e shteteve të Evropës Juglindore
- E Shtune, 10.05.2014
Kryeparlamentari Krasniqi filloi vizitën në Rumani
Kreu i Kuvendit të Kosovës u takua me homologë nga vendet e rajonit dhe mori pjesë në pritjen e organizuar nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Valeriu Stefan Zgonea lexo më shumë
- E Enjte, 08.05.2014
Kryekuvendari Krasniqi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rumani
Z. Krasniqi do të marrë pjesë në seancën inauguruese të Asamblesë Parlamentare të shteteve të Evropës Juglindore. lexo më shumë
- E Mërkure, 07.05.2014
Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës
U shpërnda Legjislatura e Katërt e Kuvendit të Republikës së Kosovës lexo më shumë
- E Mërkure, 07.05.2014
Mbledhja e Kryesisë
Përkrahet kërkesa e grupit të deputetëve të nënshkruar nga 57 deputetë për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për shpërndarje të Legjislaturës së Katërt të Kuvendit. lexo më shumë
- E Mërkure, 07.05.2014
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi, priti shefen e UNICEF-it në Kosovë, znj.Laila Omar Gad
Bashkëpunimi dhe ndihma e UNICEF-it do të vazhdojë edhe në të ardhmen lexo më shumë
- E Mërkure, 07.05.2014
Komisioni për Punë të Jashtme u takua me delegacionin e Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite
U shpreh përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite lexo më shumë
- E Mërkure, 07.05.2014
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, raportoi në Komisionin për Punë të Jashtme
Ministria është angazhuar për krijimin e urave lidhëse ndërmjet pjesëtarëve të diasporës dhe institucioneve të Kosovës, por edhe brenda vet diasporës, nëpërmjet krijimit të një varg rrjeteve në fusha të ndryshme lexo më shumë
- E Marte, 06.05.2014
Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
U miratuan katër raporte dhe dy projektligje në lexim të dytë. Flamur Keqa u zgjodh anëtar i Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. lexo më shumë
- E Marte, 06.05.2014
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në Takimin VII të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane
Kryeparlamentari Krasniqi foli për punën e Kuvendit në kuadër të angazhimeve për agjendën evropiane për Kosovën, përkatësisht përmbushjen e kërkesave të dala nga Raporti i Progresit lexo më shumë
- E Marte, 06.05.2014
Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite, kryesuar nga dr. Abdullah Hamoud Al Harbi
Interesim i veçantë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në të gjithë lëmenjtë Mirënjohje ndaj Arabisë Saudite për kontributin që jep në procesin e njohjes së Kosovës në botë, si dhe në zhvillimin e saj lexo më shumë
- E Hënë, 05.05.2014
Mbledhja e Kuvendit
Janë shtyrë për nesër dy pika të rëndit të ditës: miratimi i amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuara nga Qeveria, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me FAK-un. Nuk miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin e duhanit lexo më shumë
- E Premte, 02.05.2014
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në ceremoninë e dekorimit të patriotit Hasan Prishtina
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit të Republikës Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, mori pjesë në ceremoninë e dekorimit të patriotit dhe rilindasit Hasan Prishtina, që u zhvillua sot në Tiranë. lexo më shumë
- E Premte, 02.05.2014
Kryeparlamentari Krasniqi merr pjesë në ceremoninë e dekorimit të patriotit Hasan Prishtina
- E Premte, 02.05.2014
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
U përkrahën gjashtë projektligje me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së lexo më shumë
- E Premte, 02.05.2014
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
Pritet që më gjashtë maj, në mbledhjen e komisionit të raportojë drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj. lexo më shumë