Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina, zhvilloi sot një takim pune me një grup përfaqësues të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës
E Hënë, 20.03.2017
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina, e shoqëruar nga anëtarët e komisionit Fikrim Damka dhe Hatim Baxhaku, zhvilloi sot një takim pune me një grup përfaqësuesish të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, drejtuar nga kryetari i kësaj sindikate, Dr. Blerim Syla.
Z. Syla paraqiti një sërë kërkesash, si: ndryshimi i Ligjit mbi pagat dhe rritja e pagave të bëhet sipas kërkesave të punësuarve në shëndetësi, deri në 15%, të vlerësohet me pagesë rrezikshmëria në punë, të formohen grupet punuese për Statutin e QKMF-ve, të ulet përqindja e premiumit për sigurimin e obligueshëm shëndetësor, të bëhet rilicencimi i punëtorëve shëndetësorë dhe përmirësimi i kushteve të punës në sistemin shëndetësor.
Kryetarja Brovina theksoi se Komisioni Parlamentar për Shëndetësi... është duke monitoruar zbatimin e Ligjit për shëndetësi dhe shumë pika të paraqitura nga FSSHK-ja i kanë identifikuar si probleme të mëdha në moszbatimin e ligjit për shëndetësi. Të gjitha këto kërkesa do të trajtohen me vëmendje nga komisioni dhe do të kihen parasysh në përmirësim ndryshim të Ligjit për shëndetësi.