Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Enjte, 09.03.2017




Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi kryetari i komisionit, Naser Osmani, shqyrtoi dhe përkrahu dy projektligje me amendamentet e komisioneve funksionale.

Këto projektligje janë: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Projektligji për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. 

U përkrah po ashtu edhe amendamenti plotësues i Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa