Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Mërkure, 01.03.2017




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në takimin e sotëm të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, diskutoi lidhur me amendamentet e Projektligjit për të drejtat e fëmijës.

Kryetarja e grupit punues për këtë projektligj, Mexhide Mjaku-Topalli, prezantoi punën që komisioni ka realizuar gjatë hartimit të amendamenteve të këtij projektligji. Gjatë diskutimit, ajo sqaroi se janë mbajtur gjashtë takime, me anëtarët e komisionit dhe është punuar më të gjithë akterët relevantë të kësaj fushëveprimtarie.

Anëtarët e komisionit vlerësuan se është punuar gjatë dhe me përkushtim në hartimin e projektligjit në fjalë, në mënyrë që ai të ketë përmbajtje sa më të mirë dhe të zbatueshme. Po ashtu, u deklarua se komisioni është konsultuar me ekspertë dhe ka zhvilluar vizita jashtë vendit për të marrë praktika dhe modele më të mira.

Në fund të takimit, projektligji me 39 amendamente, u procedua për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...