Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike
E Enjte, 23.02.2017
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, të kryesuar nga Faton Topalli, kryetar, u shqyrtuan amendamentet e propozuara nga komisionet e përhershme për Projektligjin nr.05/L-122, për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.
Pas shqyrtimit të këtyre amendamenteve, që kanë të bëjnë me amendamentin 11 të këtij projektligji, Komisioni vendosi që të dërgojë në këto komisione një propozim të ri për vlerësim.