Lajmet e fundit
Nga mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 21.02.2017
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i udhëhequr nga Muhamet Mustafa, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua lidhur me kontestet biznesore dhe adresimin e tyre në gjykata.
Në këtë takim, me ftesë të komisionit të ftuar për raportim ishin, përfaqësuesit e këtyre Institucioneve: Këshilli Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Financave, të cilët prezantuan zhvillimet dhe ecurinë e tyre në zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit, lidhur kontestet biznesore dhe adresimin e tyre në gjykata.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, gjatë raportimit theksoi se, Departamenti për çështje ekonomike funksionon me katër gjyqtarë dhe një mbështetës nga USAID-i. Ai në vijim shtoi se është rritur numri i zgjedhjes së lëndëve me kontest biznesor. Sipas Idrizit, në vitin 2015 janë përfunduar 366 lëndë, ndërkaq, në vitin 2016 janë zgjedhë 622 sosh. Ai më pas shtoi se në këtë Departament, çdo herë ka nga njëmijë e njëqind (1100) lëndë të reja që procedohen, dhe një numër i madh i tyre mbesin të pa zgjidhura në mungesë të gjyqtarëve. Më tej, Idrizi deklaroi se, për të pasur punë më efikase dhe zgjidhje të lëndëve kontestimore të bizneseve, domosdoshmërisht duhet rritur numri i gjyqtarëve.
Anëtarët e komisionit përkrahen Këshillin Gjyqësor të Kosovës, duke evidentuar se pa zgjedhjen e lëndëve biznesore nuk do të ketë as zhvillim ekonomik. Deputetet inkurajuan të gjithë faktorët institucional që të punohet sa më shumë në këtë drejtim, dhe po ashtu, kërkuan që të shtohet numri i gjyqtareve në mënyrë që të trajtohen lëndët e kontesteve biznesore.
Në vijim komisioni procedoi për lexim të dytë, Projektligjin Nr.05/L-130 për shërbime.
Në fund të takimit deputetet formuan grupin punues për hartimin e nismës legjislative lidhur me Ligjin për miniera dhe minerale, të kryesuar nga Sala Berisha- Shala.